5 mln euro pasuri nga krimi i kaluan shtetit, Kim për vendimin e GJKKO për dosjen 339/3: SPAK hetoi me sukses një organizatë të madhe kriminale

5 mln euro pasuri nga krimi i kaluan shtetit, Kim për vendimin e GJKKO për dosjen 339/3: SPAK hetoi me sukses një organizatë të madhe kriminale

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ka reaguar lidhur me goditjen e SPAK sekuestrimin dy ditë më parë të pasurisë me vlerë 5 milionë euro, që i përkisnin pjesëtarëve të grupit të Avdylajve, të lidhur me çështjen e dosjes 339 për laboratorin e drogës në Has.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja ka mbështetur punën e SPAK, ndërsa thekson se pret që ky institucion të japë sa më shumë rezultate kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Bazuar në informacionin nga SH.B.A, SPAK hetoi me sukses një organizatë të madhe kriminale, duke cuar në burg 17 trafikantë droge dhe konfiskim të pasurive prej 5 milion €. Shpresojmë të shohim SPAK të japë më shumë rezultate kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, shkruan Kim.

Një ditë pasi Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka dënuar me 186 vite burg 17 të pandehurit për dosjen 339/3 të laboratorit të drogës në Has, për to është vendosur edhe konfiskimi i pasurive. GJKKO ka aplikuar për herë të parë dënimin për pastrim parash, për Admir Hoxhën, Hekuran Hoxhën  dhe Shkëlqim Avdylin, pas kërkesës së SPAK.

Kjo pasuri e sekusteruar kap vlerën e rreth 5 mln euro dhe do t’i kalojë në favor të shtetit. Bëhet fjalë për një resort 4 katësh në Rinas, truall ndërtimi dhe automjete luksoze. Më konkretisht i është konfiskuar resorti "Ador” me sipërfaqe 3320 m2, me katër kate bar restorant, parking dhe hotel, në Rinas Tiranë, në pronësi të Admir Hoxhës. Gjithashtu Hoxhës i është bllokuar edhe automjeti tip Audi me targë AA 485 SN.

Pasuritë e Admir Hoxhës dyshohet se janë vendosur nga të ardhurat e krijuara nga aktiviteti kriminal. Sipas prokurorisë Admir Hoxha së bashku me kushëririn e tij Hekuran Hoxha (lexo këtu) janë dy drejtuesit e grupit kriminal, dhe personat përgjegjës që kishin organizuar futjen në Shqipëri nga Kosova të 161 pakove me heroinë, që më pas përpunohej në laboratorin e Hasit që u zbulua në 19 tetor të vitit të kaluar (lexo këtu). 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'