-
Goditet grupi që furnizonte farmacitë me ilaçe kontrabandë, 16 të arrestuar në Tiranë! REPORT Tv siguron dosjen e zbardh përgjimet (EMRAT)
Report Tv siguron dosjen. Porositë bëheshin me Whatsapp dhe ilaçet vinin kryesisht nga Greqia e Italia. Si bëhej dorëzimi nëpër furnizues të cilët më pas i shpërndanin nëpër farmaci sipas porosive dhe ku shiteshin me çmime të larta. Sekuestrohen ilaçe kontrabandë me vlerë 50 mijë euro pa pullë fiskale.
21 Tetor 2023, 10:54 -
5 mln euro pasuri nga krimi i kaluan shtetit, Kim për vendimin e GJKKO për dosjen 339/3: SPAK hetoi me sukses një organizatë të madhe kriminale
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka reaguar lidhur me goditjen e SPAK për sekuestrimin dy ditë më parë të pasurisë me vlerë 5 milionë euro, që i përkisnin pjesëtarëve të grupit të Avdylajve, të lidhur me çështjen e dosjes 339 dhe një laborator droge në Has.
4 Shkurt 2021, 17:26 -
186 vite burg për 17 të pandehurit e dosjes 339/3, GJKKO iu konfiskon pasuri në vlerë 5 mln euro...nga resorti në Rinas te makinat luksoze
Një ditë pasi Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka dënuar me 186 vite burg 17 të pandehurit për dosjen 339/3, Report Tv mëson se është vendosur edhe konfiskimi i pasurive të tyre.
2 Shkurt 2021, 18:35 -
Dosja 339/3, GJKKO dënon me mbi 125 vite burg 17 të pandehurit për laboratorin e heroinës në Has! Vëllai i ish-deputetit të PS-së dënohet me 8.8 vite
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë vendimin për fraksionin e tretë të dosjes 339. GJKKO dënoi me 125.2 vite burg 17 të pandehurit e kësaj dosje. Mes të dënuarve janë vëllai ish-deputetit socialist Arben Ndoka, Gjevi Ndoka i cili u dënua me 8.8 vite dhe Ronin e Shijakut, Hekuran Hoxhën ndaj të cilit u vendos 10 vite e 8 muaj burg.
1 Shkurt 2021, 17:56 -
SPAK: 147 vite burg për laboratorin e heroinës në Has, mes tyre 'koka' e Avdylajve dhe vëllai i ish-deputetit të PS! Kërkohet konfiskimi i pasurive të ’bosëve‘
Jepet pretenca për laboratorin e drogës në Has, fraksioni i dosjes 339. Mësohet se SPAK ka kërkuar në total më shumë se 140 vite burg për të arrestuarit. Mes tyre kreu i grupit të Avdylajve, Altin Avdylaj, i cili duhet të dënohet me 6.8 vite burg. Po me kaq vite SPAK kërkon të dënohet edhe Orges Jahoelezi. Gjithashtu, organi i akuzës kërkon që vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka, Gjevi Ndoka, të dënohet me 8 vite burg.
14 Dhjetor 2020, 10:58