Zbulohet laborator heroine në Has, 5 në pranga, Report Tv sjell pamjet ekskluzive

HAS-Report Tv mëson se është zbuluar një laborator heroine në Has. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se laboratori ishte ngritur në një zonë periferike të Hasit, në fshatin Brenog brenda dy kapanoneve që përdoreshin si stallë për bagëtitë. 

Ndërhyrja është bërë mëngjesin e sotëm nga RENEA dhe FNSH, por Policia e Shtetit ka dhënë vetëm një njoftim të shkurtër duke njoftuar se operacioni ishte zhvilluar në bashkëpunim me agjencitë e huaja partnere dhe se laboratori dyshohej se përdorej për prodhimin e drogave të forta.

Report Tv mëson se në laborator është gjetur një sasi e konsiderueshme lënde opiumi, e cila është baza për prodhimin e heroinës, një prej drogave më të forta. Report Tv siguron pamjet edhe brenda laboratorit të heroinës, ku është bllokuar një sasi e konsiderueshme opiumi dhe materiale të tjera që përdoreshin për përgatitjen.

Heroina e sekuestruar ne laboratorin e Hasit


Në fshatin Brego ku u zbulua laboratori i heroinës ndodhen rreth 30 banesa dhe 150 banorë, ndërsa të rinjtë janë larguar në emigracion. Gazetari i Report Tv ndodhet në fshatin ku u zbulua laboratori, ndërsa shprehet se banorët nuk pranojnë që të prononcohen, por jashtë kamerave theksojnë se ‘nga media kemi mësuar se në fshat policia ka bërë një aksion gjatë natës’.

Brenda në laborator janë gjetur pajisje që shërbenin për ta kthyer opiumin në heroinë, por edhe përzierës kokaine dhe kanabis në sasi të vogla. Deri tani janë lëshuar 10 urdhër arreste, 5 persona janë arrestuar, ndërkohë që dosja pritet që të kalojë te Krimet e Rënda, pasi nga të dhënat e para bëhet fjalë për një rrjet ndërkombëtar trafiku.

Zhvillimet nga laboratori i heroinës në Has

Ora 15:30

Identifikohen dy nga pesë të arrestuarit, dyshohen ekspertë të prodhimit të heroinës
Dy nga të arrestuarit janë identifikuar si Xhavit Shuti, Mustafë Shuti dhe tre të tjerët me iniciale A.Shuti, V.B, F C, A.SH. Xhavit dh Mustafë Shuti dyshohet se janë ekspertë në përgatitjen e heroinës.

Ora 14:40

Policia: Objekti përdorej për përpunimin e drogave të forta
Drejtoria Vendore e Policise Kukes ne bashkepunim me agjencite e tjera ligjzbatuese dhe nen drejtimin e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Kukes kane zhvilluar nje operacion antidroge ku eshte zbuluar nje objekt qe dyshohet se perdorej per perpunim te drogave te forta.

Per detaje te operacionit Policia e Shtetit, Prokuroria dhe agjencite ligj zbatuese ne ditet ne vijim do te kene nje konference te perbashket per mediat per operacionin qe zhvillohet ne qarkun e Kukesit.

Ky operacion vjen një ditë pas paralajmërimit që ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, bëri gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kreun e policisë gjermane, kur tha se ditët në vijim do ketë zhvillime interesante. Operacioni në Has besohet se është zhvilluar në bashkëpunim me agjencitë partnere.

Nuk është hera e parë që në Shqipëri zbulohet laborator i përpunimit të drogave të forta. Në dhjetor të vitit 2014 u zbulua në Xibrakë, pak kilometra larg Elbasanit, një laborator i përpunimit të kokainës, operacion gjatë të cilit u arrestua edhe Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, dy kolumbianët, Cesar Avila dhe Valther Moreno si dhe shtetasit Gentian Gjonaj nga Elbasani. Arian Dalipi nga Elbasani. Ilir Hyseninga Elbasani. Klemend Dalipi nga Elbasani Ermal Hoxha nga Tirana Saimir Batku nga Tirana.

Vijon...

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tahipi: 20/10/2018 09:39

    Si gjithmon kapen Rojet .

    Përgjigju
  • Arifi: 19/10/2018 20:54

    Dea duhet te investigoje kush politikan socialist eshte I perfshire me qe ja ka mare doren

    Përgjigju
  • populli: 19/10/2018 20:22

    bravo policia kpute keta debilate bravo

    Përgjigju
  • Cunat: 19/10/2018 20:21

    Akoma se kane kuptuar katundaret qe po te besh xhiro si i forte me makina te shtrenjta dhe targa HASI bije ne sy shpejt. Duhet pergezuar policia per keto aksione spektakolare. Sekuestrojini dhe parate e investuara ne Tirane ose te fshehura neper mullare dhe kur te dalin nga burgu do kthehen serish ne origjine, coban dhish.

    Përgjigju
  • Ilo: 19/10/2018 19:25

    Po cfare komisariati Hasi ,me 5 police edhe 1 karroce nga ata te saliut Ford qe as me te shtyme nuk ecen

    Përgjigju
  • toni: 19/10/2018 16:28

    Hajde pamje hajde,,, bravo terreni me pamjet e rruges

    Përgjigju
  • Po po: 19/10/2018 14:27

    Mul Noka & Çim Peka do jene pronaret e laboratorit,qe Eshte ne zonen e tyre.

    Përgjigju
  • Anila: 19/10/2018 14:08

    Ketu ka lidhje direkt shefi i komisariatit Agim Basha.. qe hiqet si i ndershem po e ka mendejn si te beje leke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja