Konfiskimi i ndërtimeve pa leje, Bardhi: PD do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin! Pse ligji nuk është njëlloj për të gjithë?

Vendimi i fundit i qeverisë për ndërtimet pa leje ka sjellë reagimin e fortë të Partisë Demokratike, e cila nëpërmjet sekretarit të Përgjithshëm, të saj Gazmend Bardhi, është shprehur se PD, do ta dërgojw në Gjykatën Kushtetuëse këtë vendim. Sipas PD ligji nuk është i barabartë për të gjithë dhe se kryeministri Edi Rama po amniston oligarkët duke qenë selektiv. Bardhi u shpreh se deri më tani janë mbi 3000 shqiptarë të dënuar me burg për ndërtim pa leje në  këto 5 vitet e fundit,por ndërkohë  nga ana tjetër ai ka sjellë shembullin e shtimit të pesë kateve pa leje në qëndër të Tiranës,të një gradaçele në kundërshtim me ligjin por që kryeministri Edi Rama ka dhënë bekimin e tij duke qenë selektiv ndaj qytetarëve.

Sipas Bardhit igji nuk po i trajton njëlloj të gjithë, pasi sipas tij nëse je në mbrojtjen e Ramës, nuk ndërton thjesht një çati por ndërtesa me mijëra euro.

‘3304 shqipëtar janë dënuar me burg për ndërtim pa leje këto 5 vitet e fundit, edhe pse nuk kanë bërë si ndërtim as gradacela dhe as biznes. Secili prej qytetarëve të dënuar, ka rregulluar catinë e shtëpisë së tij të rrënuar, ka rregulluar murin rrethues, ka rregulluar dhomën e gjumit të fëmijëve të tyre apo ka ndryshuar pllakat e dyshemesë së shtëpisë së tyre sic tha vetë Edi Rama disa ditë më parë. Por, pavarësisht se kanë qenë në majë të malit, në zona të thella apo të izoluara, ato nuk i kanë shpëtuar syrit të institucioneve.  Menjëherë u ka shkuar Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, bashkia, policia, prokuroria, dhe në fund ka hyrë në lojë edhe gjykata duke i dënuar.  Në seancën plenare të datës 14 Korrik, me këtë foto në dorë, ju drejtova Qeverisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Drejtuesit të SPAK, me pyetjen: “Pse është i ndryshëm pronari i këtij ndërtimi, nga 3304 qytetarët e tjerë që kanë shkuar në burg për ndërtime pa leje këto 5 vitet e fundit? Pse ligji nuk është i barabartë për 3304 qytetarët e dënuar për ndërtim pa leje dhe pronarin e këtij ndërtimi dhe dhjetra ndërtimeve të tjera në mes të Tiranës ku kanë mbirë kate shtesë pa leje?

Nga 3304 qytetarë të thjeshtë janë dënuar për ndërtime pa leje pasi nuk kanë pasur relatat e as aprovimin e Edi Ramës i cili sipas Bardhit ndan paratë me ministrat e tij dhe si rezultat, institucionet ulin kokën. Deputeti sqaron se për atë ndërtesë ka denoncuar qysh prej datës 14 korrik. Bashkia e Tiranës që ishte njoftuar zyrtarisht prej tij për katet shtesë pa leje, por që prej 8 muajsh bën sikur nuk kupton dhe nuk vepron për të zbatuar ligjin. 

Përgjigjia e kësaj pyetje e dhashë po vetë në atë seancë ku theksova se 3304 qytetarët që janë dënuar për ndërtim pa leje këto 5 vjet nuk janë pjesë e oborrit të Kryeministrit, nuk ndajnë para më të, nuk kanë mbrotjen e Kryeministrit. Nëse je pjesë e oborrit të Edi Ramës, nëse ndan parë me të apo ministrat e tij, nëse ke mbrojtjen e tij, institucionet dhe drejtësia ulin kokën, mbyllin sytë dhe nuk shikojnë. Nëse je pjesë e oborrit të Kryeministrit mund të ndërtosh, jo një murë apo cati të shtëpisë tënde, por plot 5 kate pa leje, në mes të Tiranës, me vlerë tregu 30 miliona euro, dhe të gjitha institucionet ulin kokën, nuk shikojnë, nuk veprojmë, por përkundrazi përfshihen të gjitha në garë kush të shërbejë më parë për të fshehur shkeljen e ligjit.

Ky ndërtim që unë mora si shembull për të denoncuar fenomenin kriminal të ndërtimeve të paligjshme në kullat në mes të Tiranës ku kanë mbirë kate shtesë pa leje, rezultonte se kishte leje zhvillimi dhe ndërtimi për 37 kate mbi tokë dhe 5 kate nëntokë. Pasi ndërton 5 kate shtesë pa leje, Edi Rama i firmos, pa kryer asnjë verifikim apo pa marrë asnjë konfirmim nëse është respektuar apo jo leja e parë e zhvillimit, një leje të dytë zhvillimi për disa kate shtesë dhe urdhëron Bashkinë e Tiranës të miratojë lejën e ndërtimit për shtesë të disa kateve. 

Bashkia e Tiranës që ishte njoftuar zyrtarisht prej meje për katet shtesë pa leje, por që prej 8 muajsh bën sikur nuk kupton dhe nuk vepron për të zbatuar ligjin, detyrohet të mos miratojë leje ndërtimi për kate shtesë, të cilat në fakt ishin ndërtuar, duke argumentuar se “ndryshimi i projektit të propozuar nuk është në përputhje me nenin 17 të Vendimit nr. 408/2015 të Këshillit të Ministrave, ku theksohet se nuk mund të shtohen më shumë se 2 % e sipërfaqes totale të ndërtimit. 10 ditë pasi Bashkia e Tiranës detyrohet të mos e miratoi lejën e ndërtimit për shtimin e disa kateve, Edi Rama vendos Qeverinë në dispozicion të kompanisë ndërtuese “Kastrati” shpk, duke ndryshuar pikërisht nenin 17 të VKM, që pengonte Bashkinë e Tiranës në ligjërimin e 5 kateve që ishin ndërtuar pa leje, duke hequr kriterin që shtesa nuk mund të jetë më shumë se 2 %. Është VKM nr. 457/29 Qershor 2022. ’- tha Bardhi'

Ky reagim vjen pas prishjes së disa ndërtimeve pa leje, një operacion i nisur nga qeveria.  mDeri tani në kuadër të zbatimit të vendimit të qeverisë, janë sekuestruar dy prona pa leje. Zbatimi i operacionit nisi me ndërtesën 9-katëshe të biznesmenit, Julian Morina. Pallati 9-katësh, me 2 kate nën tokë dhe 7 të tjerë mbi tokë, ishte ndërtuar pa leje dhe për këtë arsye u sekuestrua nga qeveria.

Ndërsa shtesa tjetër pa leje ishte në një pallat në ndërtim në zonën e Farkës në Tiranë, me një sipërfaqe 1200 me 2. Shtesat e kateve pa leje janë ndërtuar në pallatin në pronësi të biznesmenit Pëllumb Salillari.

Vendimi i qeverisë nisi zbatimin nga Tirana dhe do të shtrihet në çdo qytet vetëm për ato ndërtesa që janë ndërtuar me qëllim fitimi, duke përjashtuar ndërtesat të cilat janë të paligjshme por qytetarët i kanë ngritur për veten e tyre për të strehuar familjet. Godina edhe mund të shembet vetëm në rastet kur IKMT vlerëson që nuk përmbush kriteret urbane apo të sigurisë së strukturës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:22
PD do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë për ndërtimet pa leje, Bardhi: Rama merr në mbrojtje oligarkët

 

Partia Demokratike do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë për ndërtimet pa leje, ku Gazmend Bardhi thotë se me anë të këtij vendimi, Edi Rama merr në mbrojtje oligarkët duke u dhënë amnisti, gjë që është në kundërshtim me Kushtetutën.

Prokurori i Përgjithshëm, thotë se nuk është detyra e tij të merrte me ndërtimet. Ai nuk e ngre kokën të shohë paligjshmërinë e Ramës dhe oligarkëve. Ministri i Brendshëm që propozon për propagandë në Farkë, thotë se i duhen më shumë të dhëna për  të verifikuar gradacielën. Oligarkëve Edi Rama u ka dhënë status të paprekshëm. Edi Rama është shtetar dhe shprehet me akte. MË 7 shtator, miratoi vendimin nr. 589 duke konfirmuar se milionerët miqtë e tij gëzojnë statusin të paprekshëm. Këtë akt, zyra e propagandës e shiti si luftë kundër milionerëve. Por, rezulton që milionerët e kullave në mes të Tiranës janë të ndryshëm. Vendimi i qeverisë parashikon që kush ndërton kulla apo kate shtesë pa leje, duhet ta deklarojë, t’ia shesë shtetit me 1 euro e ta blejë. Me këtë akt, Edi Rama ka kthyer paligjshmërinë në sistem dhe i ka dhënë lejen çdo oligarku që të shtojë pa leje sa kate të dojë. Nxitje për milionerët e Ramës, për të vijuar të ndërtojnë kate pa leje. Çmimi i tregut në zonën e pallatit në fjalë është rreth 1500 euro metri katror, por në zyrën e shitjeve të kësaj kompanie, çmimi real i shitjes është 5000 euro katrori. Në fund do të fitojnë 2500 euro për metër katrorë, 2500 ia paguajnë shtetit e 500 gjoba. Ligji e ka rregulluar në mënyrë shteruese çfarë ndodh nëse kryen shtesa pa leje. Masat janë gjobë të barabartë me vlerën e punimeve, prishje ose konfiskim për interes publik, mosdhënien e lejes së shfrytëzimit, referim në prokurori dhe dënim me burgim për ndërtime pa leje. Edi Rama të shpjegojë pse milionerët nuk kanë asnjë përgjegjësi penale. Pse policia shkon në mal te një fshatar që rregullon çatinë e shtëpisë, por nuk sheh kullat pa leje në mes të Tiranës. Ligji nuk njeh mundësinë e legalizimit, parablerjes a shmangies nga përgjegjësia penale. Detyrimi i vartësve dhe Edi Ramës për ta zbatuar. PD e ka çuar në gjykatën kushtetuese këtë vendim, pasi vendimi i qeverisë për të marrë në mbrojtje oligarkët është në kundërshtim me Kushtetutën, u jep amnisti.

Ora 10:59
Konfiskimi i ndërtimeve pa leje, Salianji i kërkon llogari qeverisë: A vepron ligji njësoj edhe për oligarkët?

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji i ka kërkuar llogari qeverisë e cila sipas tij po vë përpara drejtësisë qytetarët e thjeshtë por jo oligarkët. Ai ka sjellë 3 raste të cilat janë raportuar në media të cilët për dëme të vogla kanë marrë një dënim të pamerituar. Sipas Salianjit, nëse je i varfër apo s’ke  lidhje me qeverinë mund të futesh në burg për një avlli.

‘Burg për qytetarët, amnisti dhe shoë për të pasurit!

Vetëm vitet e fundit janë dënuar mijëra qytetarë, raporti i Prokurorisë së Përgjithshme mbi gjëndjen e kriminalitetit, pasqyron mijëra rastet e referuara për veprën “Ndërtim i paligjshëm”

Për të kuptuar shtetin e ndërtuar nga Rama po ju tregoj tre raste te pasqyruara në media;

 Sokol Negollari u arrestua se po ndërtonte pa leje shtëpinë e re pranverën e 2016-s në një fshat të Kavajës. Ai u kap teksa kishte prishur banesën e vjetër dhe në të njëjtin truall po ngrinte shtëpinë e re.

Mediat më pas raportuan që ndaj tij u mor masa arrest me burg dhe u transferua në burgun e Rrogozhinës. Më 7 maj 2016, familjen e pllakos tragjedia, teksa bashkëshortja bën aksident me makinë në afërsi të Kavajës. Ajo udhëtonte me makinë për në burgun e Rrogozhinës së bashku me tre fëmijët e çiftit. Nga aksidenti gjetën vdekjen dy fëmijët 3 dhe 5 vjeç, ndërsa u plagos bashkëshortja dhe fëmija tjetër 13 muajsh.

Të afërmit e familjes fajësuan shtetin për tragjedinë, duke e akuzuar se mbajtën me pa të drejtë gjatë në burg Sokol Negollarin për ndërtimin pa leje.

Shtetasi P.B., në atë kohë 63 vjeç me banim në Fushë-Krujë. Në 2016, ky shtetas vendosi të zgjasë rrethimin me mur të shtëpisë private (avllinë), kuptohet që burgu e pret dhe ndërtuesin e madh të avlisë

Rasti i tretë është i shtetasit I.SH., 58 vjeç nga Peqini. Ai në vitin 2018 teksa ishte duke shkuar në punë me mjetin e tij motoçikletë “Papaq”. Në mjet kishte çantën me “ armët e krimit ” me mistrinë, metër, plumbëçen me fijen që përdoret për orientim gjatë ngritjes së murit dhe mjete të tjera që i shërbenin për punë.

Të tre rastet  janë tregues se cila prej kategorive të qytetarëve përballet dhe ndëshkohet ashpër nga qeveria! Nëse je i varfër, bëse ske mundësi e lidhje me qeverinë, përfundon në burg për një avlli, për një suvatim apo se mban mistri me vete, nëse ke abuzuar, ke përfituar nga fondet  publike, ke ndërtuar pa leje mijëra metra katror në mes të Tiranës, qeveria e Ramës të përkëdhel, të legalizon!

Nisur ka këto raste dhe mijëra raste qytetarësh që dhunohen nga qeveria përditshëm, i kam kërkuar dje informacion qeverisë për rastet e konstatuara si ndërtime të paligjshme. A është ligji i barabartë për të gjithë? A ka pasur proçedime penale për oligarkët që qeveria i kap në shkelje të ligjit dhe bën shoë mediatik me ministrat!

Pas përgjigjes zyrtare nga qeveria, do të verifikojmë në terren çdo rast të pafuqisë dhe përkedheljes që ju bën shteti oligarkëve që ka pasuruar vetë dhe çdo rast do ta depozitojmë në institucionet e drejtësisë!’- shkruan Salianji.

Ky reagim vjen pas prishjes së disa ndërtimeve pa leje, një operacion i nisur nga qeveria.  mDeri tani në kuadër të zbatimit të vendimit të qeverisë, janë sekuestruar dy prona pa leje. Zbatimi i operacionit nisi me ndërtesën 9-katëshe të biznesmenit, Julian Morina. Pallati 9-katësh, me 2 kate nën tokë dhe 7 të tjerë mbi tokë, ishte ndërtuar pa leje dhe për këtë arsye u sekuestrua nga qeveria.

Ndërsa shtesa tjetër pa leje ishte në një pallat në ndërtim në zonën e Farkës në Tiranë, me një sipërfaqe 1200 me 2. Shtesat e kateve pa leje janë ndërtuar në pallatin në pronësi të biznesmenit Pëllumb Salillari.

Vendimi i qeverisë nisi zbatimin nga Tirana dhe do të shtrihet në çdo qytet vetëm për ato ndërtesa që janë ndërtuar me qëllim fitimi, duke përjashtuar ndërtesat të cilat janë të paligjshme por qytetarët i kanë ngritur për veten e tyre për të strehuar familjet. Godina edhe mund të shembet vetëm në rastet kur IKMT vlerëson që nuk përmbush kriteret urbane apo të sigurisë së strukturës.

G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luan: 14/09/2022 13:45

    Pse nuk te duket zgjidhje ty qe te paguajne per ate qe kane bere pa leje ? Inspektoret jane korruptuar nuk po e mohon njeri mor idiot , edhe eshte hapur gjyq per zbulimin e provave , po pse flet budalleqe mor skizofren

    Përgjigju
  • Alban: 14/09/2022 13:44

    A mor gaz pordha qe te kane bere lavazh truri nevojtorja

    Përgjigju
  • Qani: 14/09/2022 13:27

    Boll bete zhurme kot. Ose rreshtohuni pas Rames ose do ngelni me xhepin bosh. Ai po shkerdhaton vendin sa ne te majte sa ne te djathte, me mbeshtetjen "partnere" te Blinkenit, ju ankoheni pse mbron Kastratin. Po ke te mbroje, ata te cative? Ata prape per Ramen do votojne. Enver Hoxhes iu deshen 40 vjet ta klononte kete popull, Rames 8! Ndryshimi? Gjerat ecin shpejt nese e rregullon me anglo amerikanet. Apo nuk kane edhe kete punen me Iranin qe gjeneron vete pasuri e pushtet pa kufij. Grini sallate sa te doni.

    Përgjigju
  • gazi: 14/09/2022 13:10

    gazmend nuk besoj se jemi akoma ne ate kohe qe ndertonte cdokush ca te donte tani kemi ardhurne kohen kur duhet te marresh leje qe te ndertosh

    Përgjigju
  • franko: 14/09/2022 13:04

    po njesoj eshte per te gjith o bardh nik eshte me sala ne pushtet

    Përgjigju
  • Eno: 14/09/2022 12:44

    Cdo kush do te mare ate qe e meriton askujt nuk i hyet me ne hak si me pare

    Përgjigju
  • Beni: 14/09/2022 12:42

    Ligji tashme eshte nje lloj per te gjithe e jo si ne kohen e sales ku shoqeria e miqesia pushtonte vendin

    Përgjigju
  • Enzo: 14/09/2022 12:40

    Coni daliun njher ju qe ka vrar e shkaterruar vendin me themel lerei shtepit pa leje

    Përgjigju
  • Dritan: 14/09/2022 12:32

    Konfiskimi i ndertimeve pa leje nuk eshte vetem per qytetaret e thjeshte po per te gjithe ata qe ndertojne o ti bardhi qe nuk di cfar flet

    Përgjigju
  • Lola: 14/09/2022 12:32

    Qekan ber fare kta ,shpikin kot . Rama nuk ka toleruar askend qe i ka dal kunder ligjit

    Përgjigju
  • Beni: 14/09/2022 12:30

    Rama e ka vertetutar qe ata qe ndjekin ligjin jan trajtuar shume mir ndersa ata qe nuk e kan zbatuar jo. Nuk ka falur as miqt e ti

    Përgjigju
  • Evi: 14/09/2022 12:29

    Asnjerin nuk e ka toleruar rama ca flasin kot kta

    Përgjigju
  • Durrsaku: 14/09/2022 12:26

    Un Bardhin e kam antipati zakonisht por me kte qe ka fol i jap doren. Komentusat injorant se kuptojn se nuk din te lexojn. O budallenj a e merni vesh qe tjetri ka bo 5 kate pa leje ne mes te Tiranes dhe nuk i hyn gjem ne kemb???? Duhet te ishte ne burg o debila se katunaret futen mren kur bojn nji hale pa leje. Kan vdek 2 njerez t pakten qe di un ne burg se kan vra veten, kan ra n burg per nji avlli pa laje. Ceti mjafton t paguj nji gjob t vogel dhe i legalizohet, a e kuptoni ku jetoni apo jo???

    Përgjigju
  • Bona: 14/09/2022 12:22

    Ky po qe esht ligj i mire dhe ketyre ja mbyll gojen

    Përgjigju
  • Joni: 14/09/2022 12:22

    Ju vjen inat se jane pallatet tuaja prandaj

    Përgjigju
  • Altin: 14/09/2022 12:21

    Jopo ta lejm te behet katrahur si ne kohen tuj se e ndritet ju

    Përgjigju
  • Pano: 14/09/2022 12:19

    Aman o kur flasin kta te PD qe e bon shqiprin corap mos ngelt njeri

    Përgjigju
  • Berti: 14/09/2022 12:09

    I harruat ato tuajat qe i dhat njerezve te benin ndertime pa leje per votat tuaja

    Përgjigju
  • Teo: 14/09/2022 12:05

    Kur ju prishen ato tuajat juve normale do beni keshtu po mblidhni pllumbat

    Përgjigju
  • Ines: 14/09/2022 12:01

    E kemi pare te gjithe qe rama nuk toleron asnje shkelje, qofshin ato te bera nga miqte e tij

    Përgjigju
  • Regi: 14/09/2022 12:00

    Po pse mer idiot nuk eshte njesoj per te gjithe me cfare syri e shef ti me ate me xham apo pa xham

    Përgjigju
  • Olsi: 14/09/2022 11:59

    Po ju keni qene ato qe keni toleruar o plera

    Përgjigju
  • Serxho: 14/09/2022 11:58

    E keni pare mjaft qarte qe para ligjit jane te gjithe te barabarte

    Përgjigju
  • Goni: 14/09/2022 11:57

    Vetem me Edin po vendoset drejtesi ne vend e cdokush po merr ate qe meriton

    Përgjigju
  • Era: 14/09/2022 11:55

    Po Bardhi po ja fut kot kyy ,shume mire ben qe prishen ndertimet pa leje

    Përgjigju
  • Edison: 14/09/2022 11:53

    Keto te PD-se jane shume te pavlere sdine as ca flasin

    Përgjigju
  • florjan: 14/09/2022 11:48

    Ti ke halin e atyre shokeve te tu qe del e pi kafe , e hidhesh perpjet per ti mbrojt o loqe sikur ste njohim

    Përgjigju
  • Elsa: 14/09/2022 11:47

    Kur ishit ju ne krye Jo barazi por vrasje kishte

    Përgjigju
  • Mondi: 14/09/2022 11:47

    Prishja e ndertimeve pa leje vlen per te gjith o pleher po ti sdi cfar flet

    Përgjigju
  • Jorgo: 14/09/2022 11:46

    Ky bardhi flet kot e me kot do me tregu drejtesin ky plehra

    Përgjigju
  • Henri: 14/09/2022 11:43

    Kur flisni dhe ju te pd per drejtesi se di mo

    Përgjigju
  • Elona: 14/09/2022 11:42

    Kur ka qen e drejt dhe e barabart pd more amon qe flet

    Përgjigju
  • alda: 14/09/2022 11:39

    jeni partia me e deshtuar ne historine shqiptare

    Përgjigju
  • olsi: 14/09/2022 11:39

    ne kohen tuaj u vran rob pse si permend ti kto

    Përgjigju
  • selena: 14/09/2022 11:38

    aman me aman dolen kto te flasin kot pas koti

    Përgjigju
  • Astriti: 14/09/2022 11:36

    Rama stoleroi asnje i ka len te gjith te barabart po ju skeni ku kapeni dhe vazhdoni shpifni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë