Nis aksioni kundër ndërtimeve pa leje, sekuestrohet pallati 9 kate i Lul Morinës! Balluku: Pronarit i japim 2 shanse, në të kundërt ia konfiskojmë (VIDEO)

TIRANË- Ka nisur zbatimi i vendimit të qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje! Ditën e sotme shteti ka sekuestruar një pallat pa leje në zonën e Liqenit të Thatë, që u denoncua një ditë më parë edhe nga vetë kreu i qeverisë Edi Rama, i cili me tone të ashpra tha se një shef komisariati 'mbronte' pallatin.

Pallati 9-katësh, me 2 kate nën tokë dhe 7 të tjerë mbi tokë, është ndërtuar pa leje dhe për këtë arsye u sekuestrua nga qeveria, ndërsa zv.kryeministrja Belinda Balluku tha se ky është rasti më flagrant i shkeljes së ligjit dhe pikërisht për këtë arsye aksionin e nisën nga ky subjekt.

Report Tv ka mësuar se subjekti është në pronësi të biznesmeni Julian Morina, i njohur ndryshe edhe si Lul Morina. Report Tv mëson se pronari ndërtues Juljan Morina kishte aplikuar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës për legalizimin e objektit pa leje në 15 dhjetor të vitit 2021, ndonëse e kishte ndërtuar pa leje, por kërkesa ishte refuzuar. Morina në vitet 2013-2014 ka qenë donator në Klubin Tirana. 

Morina është një prej biznesmenëve të rrallë shqiptarë që e vë në dukje pasurinë e tij në rrjetet sociale, duke postuar foto nga udhëtimet e tij, makinat e shtrenjta, një prej tyre 'Rolls Royce' dhe jahtin që e ka të emëruar me mbiemrin e tij 'Morina'. Ndërsa nuk mungojnë as fotot nga hotelet luksoze në jug të Shqipërisë. 

"Ndodhemi sot në zonën e Farkës. Ky është komunikimi i parë publik që ne po bëjmë sa i përket vendimit që u mor me VKM, është një VKM që ka të bëjë më ndërtimet pa leje që do të konfiskohen dhe përdorim në të mirë publikut. Ky është një shembull dhe pse kemi zgjedhur të vijmë në Farkë dhe të zgjedhim këtë ndërtese. Ky është shembulli më flagrant simbolikë e shkleses së ligjit. 2 kate nën tokë dhe 7 kate mbi tokë, 9 kate ndërtim pa asnjë letër. Sesi kjo ka ndodh është një mister për ne", tha Balluku.

Lul Morina ka pasur lidhje me dy biznesmenët indianë Nitin Sandesara dhe Chetan Sandesara, të shpallur në kërkim nga India për ‘zhdukjen’ e 725 milionë dollarëve. Nitin Sandesaras me biznesmenin Lul Morrina kanë qenë partnerë sëbashku, madje edhe kanë investuar në ndërtimin e bizneseve të ndryshme. Më herët në media është shkruar se Lul Morina dhe Nitin Sandesaras mendohet se kanë shpenzuar mbi 33 mln USD në projekte ndërtimi në Shqipëri, duke përfshirë edhe një resort turistik në zonën më të vizituar të rivierës shqiptare. Në media është shkruar se Julian Morina e përfundoi ndërtimin e resortit ‘Morina Palace’ menjëherë pasi nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Sandesaras.

Sipas VKM-së së miratuar ditën e djeshme, biznesmenit Morina do t’i jepen dy mundësi për të këtë objekt. Balluku shpjegoi se mundësia e parë është që investitori ta blejë pallatin me çmim tregu ose t’ia dhurojë atë shtetit. Në këto dy raste, investitori i shpëton ndjekjes penale dhe subjekti i legalizohet, por është i detyruar të paguajë një gjobë.  

Nëse investitori Morina vendos të blejë subjektin, paratë do të shkojnë për shpronësimet e familjeve që preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së Madhe. Nëse Morina vendos që t’ia dhurojë qeverisë subjektin, Balluku tha se prona do përdoret për banesa sociale ose për të strehuar banorët e Unazës së Madhe.

Në të kundërt, nëse investitori nuk pranon asnjërën nga dy mundësitë e parashikuar në VKM, subjekti do t’i konfiskohet nga shteti dhe më pas do të fillojë ndjekja penale e investitorit Julian Morina. Edhe në këtë rast nuk i shpëton gjobës. Qeveria do të ulet në bisedime me investitorin dhe pritet të dalin me një vendim.

Vendimi i qeverisë nisi zbatimin nga Tirana dhe do të shtrihet në çdo qytet vetëm për ato ndërtesa që janë ndërtuar me qëllim fitimi, duke përjashtuar ndërtesat të cilat janë të paligjshme por qytetarët i kanë ngritur për veten e tyre për të strehuar familjet. Godina edhe mund të shembet vetëm në rastet kur IKMT vlerëson që nuk përmbush kriteret urbane apo të sigurisë së strukturës.

 

Pallati i sekuestruar

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:07
Sot iu sekuestrua pallati, lidhja e biznesmenit Lul Morina me dy indianët mashtrues! Investuan mbi 33 mln USD në projekte ndërtimi në Shqipëri

1662649862_NitinSandesaradheChetanSandesara.jpg

Biznesmeni Lul Morina, që iu sekuestrua pallati 9-katësh ditën e sotme te Liqeni i Thatë, ka pasur lidhje me dy biznesmenët indianë Nitin Sandesara dhe Chetan Sandesara, të shpallur në kërkim nga India për ‘zhdukjen’ e 725 milionë dollarëve. Dy vëllezërit indianë kishin ardhur në Shqipëri dhe u pajisën me nënshtetësi shqiptare duke investuar në Shqipëri.

Nitin Sandesaras ka pasur pikë kontakti me biznesmenin Lul Morrina të cilët kanë qenë partnerë sëbashku, madje edhe kanë investuar në ndërtimin e bizneseve të ndryshme. Më herët në media është shkruar se Lul Morina dhe Nitin Sandesaras mendohet se kanë shpenzuar mbi 33 mln USD në projekte ndërtimi në Shqipëri, duke përfshirë edhe një resort turistik në zonën më të vizituar të rivierës shqiptare. Në media është shkruar se Julian Morina e përfundoi ndërtimin e resortit ‘Morina Palace’ menjëherë pasi nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Sandesaras.

Nitin Sandesara, një biznesmen indian që ka pasaportën shqiptare, i akuzuar së bashku me të vëllanë për “zhdukjen” e 725 milionë dollarëve dhe është shpallur në kërkim nga India, rezulton në dokumentet e 'Pandora Papers' se ka mbledhur letra me vlerë dhe bono nga bankat nigeriane dhe i ka përdorur për të ngritur disa kompani në  Ishullin e Virgjër Britanik (BVI) për të zgjeruar biznesin e tij të naftës.

Nitin Sandesara dhe vëllai i tij Chetan Sandesara u largua nga Shqipëria në muajin mars, të vitit 2019 ndërsa kunati i tyre u arrestua. Dy vëllezërit indianë që patën marrë edhe shtetësinë shqiptare ishin persona të kërkuar për mashtrim reaguan përmes kompanisë së tyre në Tiranë që ka investuar në sektorin e shërbimeve dhe ndërtimit.

Lidhja dhe investimet  në Shqipëri

Dy vëllezërit Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara u arratisën nga India. Deri vonë autoritetet indiane besonin se Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara ishin arratisur në Nigeri. Por e vërteta ishte krejt ndryshe. Gjatë kohës që ishin në kërkim nga autoritetet indiane dhe skandali ishte bërë publik edhe në mediat ndërkombëtare, dy vëllezërit Sandesara kanë mbërritur në Shqipëri.

Indiani mashtrues

Madje në 6 shkurt të 2020, kur kërkoheshin në të gjithë planetin, ata kanë arritur të marrin nënshtetësinë shqiptare, një proces gjatë së cilit çdo individ i huaj kalohet në sitë nga shërbimi informativ shtetëror dhe autoritetet e tjera të rendit. Ky është dyshimi i parë i fortë se si SHISH ka lejuar dhënien e nënshtetësisë për dy persona, të cilët jo vetëm ishin në kërkim ndërkombëtar, por i kishin emrat të botuar në mediat ndërkombëtare për pastrim parash.

Nitin Sandesara në shkurt të 2019-ës u prit zyrtarisht edhe nga kryeministri i Kosovës Rramush Haradinaj, takim të cilin shefi i qeverisë kosovare e ka bërë publikë në profilin e tij në Facebook.

Por skandali i dështimit të autoriteteve shqiptare është edhe më i madh se kaq. Me ardhjen në Shqipëri në fund të vitit 2017, Nitin dhe Chetankumar Sandesara kanë ngritur dy kompani në sektorin e ndërtimit, Tulja Real Estate dhe Laxmi Real Estate siç tregojnë dokumentet e regjistrimit në qendrën kombëtare të biznesit.

Të dy kompanitë janë të regjistruara me adresë në zonën e liqenit të thatë të Tiranës. Pikërisht në buzë të liqenit të thatë, Laxmi Real Estate është duke ndërtuar pallat bashkë me një kompani shqiptare, siç tregon leja e ndërtimit e dhënë nga Bashkia e Tiranës në nëntor të vitit të kaluar. Ndërtimi është cilësuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe zyra europiane për parandalimin e pastrimit të parave si sektori më me risk për pastrimin e parave në Shqipëri.

Ora 16:40
Sot iu sekuestrua pallati 9-katësh, ja jeta e luksit që bën biznesmeni i njohur, jaht me mbiemrin e tij ‘Morina’ dhe makinë 'Rolls Royce' (FOTO)

 

Biznesmenit të njohur Julian Morina iu sekuestrua sot pallati 9-katësh në zonën e Liqenit të Thatë. Morina dallohet për jetën e luksit që bën, ndërsa në rrjetin e tij social ka postuar foto me një jaht me mbiemrin e tij ‘Morina’, si edhe makinë Rolls Royce.

Ora 16:03
Iu sekuestrua sot nga qeveria, ja kush është pronari i pallatit 9-katësh pa leje te Liqeni i Thatë! FOTO e biznesmenit të njohur

Report Tv ka mësuar se pallati 9-katësh që u sekuestrua te Liqeni i Thatë është në pronësi të biznesmenit të njohur Julian Morina, i njohur si Lul Morina. Mësohet se Morina ka qenë donator tek klubi Tirana në vitet 2013, 2014.

Morina kishte bërë kërkesë për legalizimin e objektit, ndonëse e kishte ngritur pa leje, por kërkesa i ishte refuzuar. 

Ora 15:42
Sekuestrohet pallati 9 kate te Liqeni i Thatë, Balluku: Investitori ka dy mundësi, ose ta blejë me çmimit tregu ose t’ia dhurojë shtetit! Nëse s’pranon i konfiskohet

 

Zv.kryeministrja Belinda balluku ishte e pranishme në pallatin 9 katësh që u sekuestrua nga shteti ditën e sotme në Farkë. Balluku tha se investitorit do i jepen dy mundësi, e para është që ta blejë investimin me çmim tregu dhe e dyta është që t’ia dhurojë shtetit. Nëse zgjedh një nga këto dy mundësi, investitori i shpëton ndjekjes penale, por është i detyruar të paguajë gjobë. Nëse investitori nuk pranon, investimi do i konfiskohet, do paguajë gjobën si edhe do ndiqet penalisht.

“Megjithatë ky proces s’ka të bëjë vetëm me konfiskim apo me të gjitha veprimet e tjera që ne do t’iu mundësojmë investitorëve që kanë shkelur ligjin. Ky aksion ka të bëjë edhe me hetimin e secilit veprim që është bërë apo nuk është bërë nga institucionet që kanë për detyrë të mbrojnë territorin. Bazuar në VKM  e dalë vetëm një ditë më parë, ka disa mundësi për këtë objekt, mundësia e parë është që ky objekt pasi të verifikohet nga inspektorët e IKMT do shikohet edhe mundësia për prishjen. VKM i jep edhe disa mundësi të tjera, në radhë të parë do ti ofrojmë mundësinë që ta parablejë këtë vepër me një çmim të tregut por ama  të indeksuar. Paratë nëse investitori vendos ta paravbljë do shkojë në llogarinë  e Bankës së Shqipërisë me destinacion shpronësimet në këtë rast shpronësimet që do kemi në projektet e ndërtimit të unazës së madhe. Në variantin e dytë investitorit do i ofrohet mundësia që ta dhurojë këtë objekt. Duke e dhuruar padyshim që do ta përdorim për banesa sociale për të akomoduar banorë që preken nga projekti i unazës së madhe, në raste të tjera mund të përdoret për zyra. Në të dyja raste padyshim që investitori që ka shkelur ligjin do jetë i detyruar të paguajë gjobë. Nëse zgjedh një nga këto dy veprime do ketë të drejtën e legalizimit të ndërtesës që do të thotë nuk do të ndiqet penalisht. Nëse investitori s’do pranojë ta paguajë e as ta dhurojë atëherë kjo ndërtesë do të konfiskohet. Gjithashtu do ndiqet penalisht, përveç gjobës që paguhet në të gjitha rastet. Synimi ynë është të vendosim ligjin, e kemi nisur nga Tirana që është kryeqyteti por kjo do hapet në çdo qytet e çdo vend vetëm për ato ndërtesë që janë ndërtuar me qëllim fitimi, nuk bëjnë pjesë ndërtesat të cilat janë të paligjshme por qytetarët i kanë ngritur për veten e tyre për të strehuar familjet”, tha Balluku.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • DITA E ENVERIT: 11/09/2022 04:49

    Prap me AKSIONE?! Enveri bente aksione per te ndertuar… Keta bejne aksione per te prishur! 7 lloje inspektoresh dhe 99 lloje kontrolloresh paguajne shqipetaret e varfer, ndersa rrumpalla, kaosi dhe krimi vazhdon te lulezoi per shtate pale qejfe…Pastaj hajde te nxjerrim nje VKM per te zbatuar nje VKM qe nuk e kemi zbatuar….

    Përgjigju
  • Iris: 09/09/2022 02:50

    E nderton pa leje,perpiqet t'a legalizoje,shteti ja sekuestron dhe i jep dy mundesi,ose t'a ribleje nga shteti,ose t'ia dhuroje shtetit!!! Ky Morina e ka mbushur kupen,por dhe shteti nuk bie me poshte,sidomos kur kopjon metoda mafioze te tipit Shullazi me shoke.

    Përgjigju
  • row: 09/09/2022 02:16

    sa do knaqet lali eri, se do e kullufisi vet pallatin

    Përgjigju
    • Bububu: 09/09/2022 12:11

      Po me po l'ali eri lai eri. Vetem kte dini pa argument fare.

  • Justice: 09/09/2022 00:33

    Ka bere investime te tjera? Duhet tja konfiskojne te gjitha dhe te mos beje dot biznes per 10 vjet te pakten. Ndryshe nuk keni bere gje.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 09/09/2022 00:05

    Lali Eri,Rama,Meta,Berisha,Kryemadhi,Tit Vasili,Mul Noka,Ahmetaj,Basha, keto mother fuck..s po shkaterrojne per dite shtetin e kalbet qe e ka emrin Tekomdhi e jo Shqiperi. Ka ardh koha me unwritten e jo me bo gjum o Milet

    Përgjigju
    • A. N.: 09/09/2022 11:10

      Ja u ngrejtem ne proteste dhe i shporrem keta qe patem kato 30 vitet e fundit, cfare fituam? Ti hapim rrugen nje karagjozit tjeter? Per sa kohe te kete shqiptare ky vend nuk do beje hajer kurre ky vend dhe pike.

  • Meri: 08/09/2022 22:47

    Shtetet domokratike kan ligje,dhe jo variante sipas mides:

    Përgjigju
  • Alfo: 08/09/2022 20:12

    O edo ,po sikur ta kishe prish ???dhe tani qe po e mendoj me mire i konfiskoje fanes pishinat mos ja prishje dhe te lanim dhe ne populli hallatet ne pishine qyl si tao balla.

    Përgjigju
  • Eyes of Leku: 08/09/2022 20:07

    Tash sipas t modhit e ka radhen Eyes of Tirana.Syçka e Tiranes qe Veliaj i mbyll te dy syte kur ndertohen kate permbi kate dhe shtesa permbi shtesa.

    Përgjigju
  • goni: 08/09/2022 19:48

    katunar me corape te bardha ....fotot komplet si katunaret e greqise qe kan ble toyota sportive te sajuar ....

    Përgjigju
  • pensionisti: 08/09/2022 19:45

    Ne eshte mire apo keq ky ligj nje zot e di. por shtoni ne ligj qe punonjesit e shtetit qe lejojne dhe stimulojne keto veprime te mos ju njihet pensioni suplementar cilesdo partie ose grupimi ti perkasin. Na shpetoni te pakten nga karshilleku i qeveritarve qe pervec se na kerdisen se vjedhuri por nuk na japin mundesi te hame buke e te paguajme dritat e ilacet se leket i marrin keta. Se lugen e florinje dhe lirine i morri ai udheheqesi i ndritur qe ne 44-ren dhe me duket e ka mafja e sotme qe eshte futur aksionere ne qeveri e parlament. besoj se ky luli do jete dakort me propozimet e arta duke dhene pasurine ose falur pervec atyre qe ka dhene tani. PSEUDONIMI " lul morina" besoj se eshte i ndonje parlamentari. Qenet te lehin , karvani PERPARA. Flini gjume ose emigroni o shqiptare.

    Përgjigju
  • Tregu: 08/09/2022 18:59

    Si mund ti thuash ke mundesi zgjedhje qe ta gezosh si pallat kur eshte pa asnje leter dhe ne vend ta fusesh ne burg per ndertim pa leje e ben pronar me letra.Thjesh o shtet m.ti zbato ligjin edhe ai denohet sic ke denuar ata gjynafqare qe skane pushtet as miq te olsit.

    Përgjigju
  • Leku: 08/09/2022 18:56

    Show qelbanik mediatik per te hequr vemendjen nga problemet e tjera.Ne qender tek Skenderbeu perballe Bashkise ku rri lali leku e keni Arlisin pa leje 7 kate. Ka bllokuar edhe diellin edhe qiellin edhe lali i gezohet kur e shikon se e ka te veten me Xhafaj e shoke socialiste.

    Përgjigju
  • Shiroka: 08/09/2022 18:46

    Blu Note në zonën e mbrojtur të liqenit të Shkodrës është futur në mes të ujit me ndërtim dhe asnjë shkuan vendit.

    Përgjigju
  • berlusconi: 08/09/2022 18:17

    si thote berlusconi : mos me pyesni per milionin e pare, per te tjerat cfare te doni hehehhe

    Përgjigju
    • E ggg: 09/09/2022 07:06

      E ka thene rockfeller o Rr. K***t

  • Biznesi Lavatrice: 08/09/2022 17:54

    Kti personi i ka ecur rendshem biznesi ne Gjermani bashke me te vellain Xhevin qe ka qene shef komisariati ne Durres ka bere dhe nje vrasje ne Fier dhe doli i pa fajshem. Po germuat seriozisht do plasi era Mut ne gjeresi te madhe.

    Përgjigju
    • Fieri: 08/09/2022 22:28

      Ik Ore tope duket qe I ke me te degjuar xhevi I matur e I zgjuar thot ahahhahah legjend qenke

    • Niku: 08/09/2022 20:21

      I kam njohur që të dy: Xhevin goxha më shumë se Lulin. Janë vëllezër, por ndryshojnë nga njëri tjetri si nata me ditën: Xhevi fisnik, i përmbajtur, i mençur, i drejtë e i ndershëm gjer në adhurim; Luli gjithë pordhë, arrogant e skuth. Pas burgut në Itali, Luli u zbut e bë qingj, aq sa dhe arriti t'iu kërkonte falje njerëzve për mungesën e theksuar tè edukatës. Nuk e prisja prej tij por, përveç fatkeqësisë që i ndodhi, në këtë reflektim duhet të ketë pasur ndikim dhe i vëllai. Pa Xhevahirin, Luli do të kish mbetur përjetë një zero me bisht. Sa për Xhevin, nuk besoj se do të ketë dalë i pafajshëm: sado lehtësuese të kenë qenë rrethanat (dhunë fizike gjer në poshtërim - muhabeti i fabrikës së tullave në Kraps të Mallakastrës) ato nuk duhet ta shpinin atë djalë gjer në vrasje. Dihej që ishte në kërkim për një kohë të gjatë; dihej që mund të fshihej në Kosovë (prej dhe nga e kishte origjinën familja e tij në Fier), por dhe gjithashtu dihej që Bar Rinia në mes të qytetit u bë, ishte dhe është pronë e tij. Dihet që aty tashmë po ndërtohet një ngrehinë e madhe, sikurse ajo tjetra kundruall saj… Dihet, po ashtu, që pronarët e rinj tè atyre trojeve publike nuk kanë asnjë titull trashëgimie mbi këto prona, sikurse dhe nuk kanë pasur asnjë të ardhur të ligjshme financiare për të justifikuar blerjen e, madje, zgjerimin e tyre. Dihet që këto krime mjedisore dhe urbanistike u bënë të mundura nga një mendësi mafioze e popullit mbarë dhe e administratës publike fund e krye. Sikurse dihet se nga ish lulishte Rinia e mbushur me pisha, tashmë kanë mbetur si kujtim vetëm katër stola për dyzet pleq që mbajnë rradhën për tu ulur.

  • Ndermenesi: 08/09/2022 17:34

    Lul morina fshatari..katundari lopcari..

    Përgjigju
  • bar rinia: 08/09/2022 17:03

    qenka prish me olsin ky kokngjyeri.e ja rrasen pataten.mir qe si nxorren dhe radisonin pa leje se e ka mbi liqen…mbushi liqenin dhe e nderoi siper…

    Përgjigju
  • Luli: 08/09/2022 16:51

    Mister eshte si vazhdoni talleni kaq hapur a thua se njerezit jane idiote. Po pse duhet ti jepet mundesi zgjedhje ketij??? Kur kodi penal e ka qartesishte te shkruar dhe kur per shume me pak keni derguar njerez ne gjykata. Prokuroria duhet te filloj hetimet vete qe tani

    Përgjigju
  • Turi: 08/09/2022 16:49

    Lul morina.teafikanti i droges.ortaku i olsi rames.jane filma keto

    Përgjigju
  • Miri: 08/09/2022 16:40

    Pse nuk arrestohe Oltion Bistri se ai eshte mbrojtesi i ktij ndertimi . Trafikanti nen petkun e policit, qe merr gjoba nga shitesit e droges.

    Përgjigju
  • Kamber: 08/09/2022 16:33

    Para nje jave qeveria me vrap e sokellime prishi ndertimet pa leje te Fanes. Ore i lumte! Kurse sot, i konfiskon dhe i ve ne shitje. U dogj per nje jave Irfani qe ti kish blere! Nuk eshte pare e tille mendesi kriminale qysh nga koha e shokut Enver. Nje regjim qe hedh ne ere me ligj dhe VKM cdo parim te se drejtes.

    Përgjigju
    • Arber: 08/09/2022 17:44

      Ahahah e sakt per fanen

  • Mondi: 08/09/2022 16:25

    Tashme paligjshmeria legalizohet me VKM. Ligji e quan ndertimin pa leje veper penale. Dhe produkti i saj po kriminal. Por me VKM e re qeveria e fut ne qarkullim civil duke e legalizuar tak fap. Hajde kusari hajde. Si atehere ne Tiranen e Re kur shkaterroi ballkonet e fakireve dhe nga ana tjeter legalizoi 15 kate pa leje te Gim Cirakut. Sot, Shqiperia nuk ka me qeveri kushtetuese por nje organizate kriminale politike.

    Përgjigju
    • Tirona: 08/09/2022 18:32

      Mondo fiks e thon. Për 10 cm që vinte ballkoni me kënd e jo me hark , ky bq që ësht kryeministër sot e ka prish me ato skavatorat me lugë e boni gjith atë dom.E qiti shpin pa ballkon. Ja ky ësht ky motërq*mi Rilindjes që vdekt ishalla

  • Surreli: 08/09/2022 16:21

    O Belinda o laraska e M.H . Jeni qeveria më LEGENE më e KORRUPTUME MË E DEGJENERUME. Për 2 drritare që hapi Bojken Lako e proçedut penalisht,suvatim e venosje të reja të drritareve dhe keni blloku punimet popullit të thjeshtë. Ju duhet të shkarkoni shefin e Tironës,Shefin e rajonit përkatës dhe të gjith policët dhe SPZ që kan bo shërbim në atë zonë e të akuzohen për akuzat më të ronda që përmba ky akt. Korrupsion,shpërdorim detyre mos zbatim e favorizim të aktiviteteve jo legale. Megjithëse ene Rama II aty kalo shpesh e çudi që sja ka kap syni kte pallat se ësht në cep të rezervuarit . Vrk se poplli do paguj përher

    Përgjigju
    • Turi: 09/09/2022 23:44

      Kush esht ky M.H ?

    • Filani: 08/09/2022 18:17

      Zotni i dashur ke te drejt ne koment por rasti i Bojkenit esht i pavend sepse per ato dritare Bojkja nuk paguan as taxa e asgje kurse nje ndertues,edhe pse i zhytur ne mut paguan taxa edhe padyshim ka nene te tjera qe shteti ash i detyruar te japi obsione ose zgjedhje tjera se si behet

  • QYTETAR: 08/09/2022 16:04

    Pra ndertoi pa leje! Si? Duke korruptuar Shefin e Komisariatit! Pse kush te le te ndertosh si te doje qefi?! Shembulli i Rilindjes? Shefi ne detyre, Investitori anonim ne shtepi rehat rehat. Hajde force ligji qe keni ju hajde!

    Përgjigju
  • Koha e kulakëve: 08/09/2022 16:00

    Kur shteti nis kerkon per “kulakë” tregon që eshte drejt falimentimit, me kujtohen shkrimet në kohen e kulakeve në rusi apo vende moniste, shteti kerkonte për “kulatë” se ishte në prag falimenti. Lind pyetje po sikur pallati të kete marrë borxh nëpër firma? A i merr firma hyrjet? Pra nese ai që bën pallat tullat,rëren, çelikun I ka marrë me fature të rregullt në firma të tjera si i behet? Nuk e di por mendoj që ketu ka diçka ngjan në kohen e kulakëve në librat sovjetik ! Qofsha I gabuar !

    Përgjigju
    • Andi: 09/09/2022 00:53

      Edhe? Problemi atyre që i japin mallin pa bërë pagesën. Pse nuk e dinin ato që ishte pa leje që në fillim? Mund të refuzonin tja jepnin. Pastaj, çfarë pret të ndryshojë, edhe sikur të mos e marrë shteti, ai pallat nuk shitet, nuk punohet me, edhe këto firmat një m•t të madh do merrnin. Se kuptoj si e bën llogarinë ti qe te pretendosh për firmat

  • Liku: 08/09/2022 16:00

    Pergjegjesin me te madhe e ka polici qe ka lejuar kete ndertim pa leje.

    Përgjigju
  • Genci: 08/09/2022 15:58

    V.F.L.P reaksionar armik I popullit.mjafton te shikosh .ligji duhet te jete I barabarte per te gjithe.gjynah o te gjithe o Asnje. Jo si ne vitin 1946

    Përgjigju
  • Tino: 08/09/2022 15:57

    Qenka mister ??? Pallat me 9 kate pa asnje lloj leje si arriti te ngrihet dhe mos vihet re nga askush , nderkoh qe arrestoni njerez per dy dritare ??? Mister esht fakti qe si talleni kshu me njerzit dhe akoma ju besojn ky esht misteri i vertet

    Përgjigju
  • KUSH: 08/09/2022 15:51

    Kush e la te ndertohej??? Apo mbiu pas shiut te fillimshtatorit Propagande asgje tjeter nuk dini te beni! Njesoj si me energjine elektrike e cila ne Tropoje paguhet vetem nga 11% e qytetareve

    Përgjigju
  • justice: 08/09/2022 15:48

    Ard Veliu eshte kryetari? I thoni te dali njehere edhe nga Vlora ...

    Përgjigju
  • Alfons: 08/09/2022 15:44

    Po ata te shkretit qe e kane blere dhe paguar dhe kane kontratat e prenotimit kush do i zhdemtoje,???se pronari i pallatit i ka marre leket apo si cdo here do ja fusim popullit.ja po mar nje rast psh firma mgb dhe konuda (albert bano dhe nani )kane bere pallat me shkelje ne yzberisht dhe te brryli tirane,dhe e kan shit krwjt pallatin dhe se kan hipotekuar,dhe shteti prap tani ne 2022 te brryli i ka dhene leje prap per pallat qe te mashtrojne perseri njerzit ne bashkepunim me kete shtet hajdut.

    Përgjigju
    • Edi rama: 08/09/2022 18:04

      Mos te benin blerje populli, pa leje ndertimi tani te han prapanicene time ..ne burg zagaret

  • Drini: 08/09/2022 15:41

    Te arrestohet drejtori i policise bashkiake, shefi i komissriatit dhe drejtori i policise se Tiranes. Menjehere!

    Përgjigju
  • Albfire: 08/09/2022 15:34

    Aksion! Aksion! Aksion! Ngelem duke bere aksione. Pse nuk eshte arrestuar menjehere edhe ndertuesi edhe shefi i komisariatit? Cfare prisni? Fatkeqesisht, kete godinen ka per ta sekuestruar shteti i cili do mbaroje dhe investimin, ndersa ndertuesi do e fitoje ne gjyq dhe do e marri te perfunduar me taksat tona.

    Përgjigju
    • Qytetari: 08/09/2022 15:39

      Do ishte e dhimbshme te perfundonte si thoni ju,por me duket se keni vertet te drejte. ????

  • Qytetari: 08/09/2022 15:33

    Ka plot objekte te tilla qe duhen sekuestruar dhe ti kalojn shtetit per strehim social ose per personel administrate kur duhet te zhvendosen ne rrethe ne detyra te ndryshme.

    Përgjigju
    • Alfonsua: 08/09/2022 18:21

      Ore mos ma luani olti bistrin se e kam shok ,me ka transportuar drogen me furgon te bardh nga lazarati ne kufi ,kur e hoqi sala nga puna,dhe me pas e rifuti ne polici perlat cullaj meqe ishte i persekutuar olti nga sala dhe mezor bleu i shkreti nje supermarket 5 milion euro ne blloka bashke me vellain me leke hashashi,e shtet o shtet ligji antimafia kap ata te shkretit qe kane shit 20 kg hashash dhe kane bere nje shpi ne fshat kurse oltin e merr nenkomisar dhe e ben drejtor qarku .

    • Tani: 08/09/2022 16:20

      Shefi i komisariatit olti bistri.pse nuk ja nxjerrin emrin.ai qe merrte dhe leket nga elvis martini.pse nuk e arrestojne

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me propozimin e Berishës që votimi të bëhet i detyrueshëm?



×

Lajmi i fundit

Miqësoret/ Gentian Mezani rikthen Laçin te suksesi, triumfojnë Kukësi dhe Tirana

Miqësoret/ Gentian Mezani rikthen Laçin te suksesi, triumfojnë Kukësi dhe Tirana