Operacioni 'Golden Bullet', konfiskohen pasuritë e Florenc Çapjas në Pogradec dhe Elbasan; 4 banesa, 1 biznes dhe 4710 m2 tokë, i kalojnë shtetit

Operacioni 'Golden Bullet', konfiskohen pasuritë e Florenc Çapjas në Pogradec dhe Elbasan; 4 banesa, 1 biznes dhe 4710 m2 tokë, i kalojnë shtetit

Florenc Çapja

9 pasuri të paluajtshme, duke përfshirë biznese, truall dhe banesa, në emër të Florenc Çapjas, njërit prej anëtarëve kryesore të grupit ‘Çapja’ në Elbasan janë konfiskuar nga policia, prona të cilat tashmë i kalojnë shtetit. Konfiskimi është kryer në vazhdën e operacionit ‘Golden Bullet’ dhe konkretisht janë konfiskuar: 5 ambiente (4 banesa dhe 1 aktivitet tregtar) dhe 4710 m2 sipërfaqe toke, të ndodhura në Elbasan dhe në Pogradec.

Mes pasurive të konfiskuara, është një truall dhe ndërtesë me sipërfaqe 360 metra katrorë, që ndodhet në lagjen “Emin Matraxhiu”, e cila është e rregjistruar në emër të Bledar Muçës, ky i fundit i ekzekutuar me armë zjarri në Belgjikë. Florenc Çapja dhe Bledar Muça, para se të vritej ky i fundit kanë qënë shokë të ngushtë, duke bashkëpunuar për një kohë të gjatë. Një pjesë të pasurive ata i kanë dhuruar tek njëri-tjetri.

Një tjetër pasuri e konfiskuar, është 500 metra katror e llojit “Arë” në fshatin Udënisht të Pogradecit, në pronësi të Ferit Muçës, vëllait të Bledar Muçës. Mes pasurive të tjera, është një truall dhe ndërtesë me sipërfaqe 1756 metra katrorë, që ndodhet në lagjen “Emin Matraxhiu”, e cila është e rregjistruar në emër të Fejzulla Çapjas.

Këto pasuri pas vdekjes së Bledar Muçës, dyshohet se administrohen nga familjarët e Florenc Çapjas, i cili prej më shumë se dy vite është shpallur në kërkim nga SPAK dhe qëndron si rezident në Dubai. Ndër pasuritë e tjera të konfiskuara janë një ndërtesë ekonomiko-sociale, me sipërfaqe trualli 36 metra katror në emër të Fejzulla Çapjas. Gjithashtu është një truall 498 metra dhe një ndërtesë 293 metra në emër të Fejzulla Çapias. Po ashtu është konfiskuar edhe një Tokë Arë me sipërfaqe Totale prej 720 m2 në pronësi të Fejzulla dhe Xhemile Çapias.

Në emër të këtyre dy personave ndodhet e rregjistruar një sipërfaqe tjetër prej 764 m2. Gjithashtu prindërit e Florenc Çapias, disponojnë dhe një sipërfaqe 1380 m2 të llojit Arë.
Mes listës së konfiskuar ndodhet dhe një lavazh dhe Bar-Kafe në emër të Fejzulla Çapias.

Pasuritë e konfiskuara
-Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe 500 m2, në Udënisht, Pogradec; 
-Pasuri e llojit truall me sipërfaqe 36.2 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 25.73 m2, në lagen "Emin Matraxhiu", Elbasan;
-Pasuri e llojit arë+truall+ndërtesë, me sipërfaqe totale 1756 m2, truall me sipërfaqe 450 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 214 m2;  
-Pasuri e llojit godinë banimi, me sipërfaqe trualli 498.8 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 293.8 m2, në lagjen "Emin Matraxhiu", Elbasan;  
-Pasuri e llojit truall+ndërtesë, me sipërfaqe totale 360 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 120 m2, në lagjen "Emin Matraxhiu", Elbasan;
-Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe totale 720 m2, në lagjen "Emin Matraxhiu", Elbasan;
-Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe totale 764 m2, në lagjen "Emin Matraxhiu", Elbasan;
-Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe totale 1380 m2, në lagjen "Emin Matraxhiu", Elbasan;
-Subjekt me aktivitet lavazh dhe bar-kafe, në lagjen "Emin Matraxhiu", Elbasan.

Florenc Çapja është i akuzuar nga SPAK si porositës i vrasjes në 2012 të babë e bir Nezir dhe Gentian Beqirit në Elbasan, ai ndodhet në Dubai duke shijuar lirinë e tij dhe përfituar nga mungesa e një marrëveshje ekstradimi mes qeverisë shqiptare edhe autoriteteve të Dubait.

Njëherësh ndaj Florenc Çapjas SPAK ka ngritur akuzën e “Sigurimit të kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të Sokol Sanxhaktarit, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga “Grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:20
Iu konfiskua pasuria, kush është Florenc Çapja, 'i forti' i Elbasanit që po shijon lirinë në Dubai

1674484529_1627480344capjanedubai.jpg

Florenc Çapja është i akuzuar nga SPAK si porositës i vrasjes në 2012 të babë e bir Nezir dhe Gentian Beqirit në Elbasan, ai ndodhet në Dubai duke shijuar lirinë e tij dhe përfituar nga mungesa e një marrëveshje ekstradimi mes qeverisë shqiptare edhe autoriteteve të Dubait.

Ka qenë një nga autorët e ngjarjes që ka zbardhur atentatin në banesën e të dy viktimave. Sipas tij, Çapja i ka takuar në zonën e Krrabës dhe për porosinë ka dhënë 50 mijë euro. Për të mbuluar gjurmët Florenc dhe Ardian Çapja ditën që ka ndodhur ngjarja kanë shkuar në Maqedoni për të humbur gjurmët.

Si ndodhi vrasja e Gentian dhe Nezir BeqiritAta u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si  autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve. Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator dhe më pas mbytën edhe babanë e tij Nezir Beqiri. Kjo ndodhi ndërkohë që jashtë derës së shtëpisë ruanin dy efektivat e policisë, të cilët u akuzuan më pas për “Shpërdorim detyre”. Të arrestuar për këtë ngjarje janë i penduari dhe bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi, Olsi Leku, Etjen Cani, Klajdi Dokoli.

Ardjan Çapja, Florenc Çapja, Ervis Bardhi, Etien Cani, Klajdi Dokolli dhe Olsi Leku akuzohen nga Prokuroria e Posaçme se në vitin 2012 kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke ekzekutuar në shenjë hakmarrje brenda shtëpisë së tyre, Gentian Beqirin dhe të atin e tij, Nezir Beqiri.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit