Përplasje mes shqiptarëve në Selanik, plagoset me armë njëri prej tyre

Përplasje mes shqiptarëve në Selanik, plagoset me armë njëri prej tyre

Foto ilustruese

GREQI- Një konflikt mes tre personave që dyshohet se janë shqiptarë, ka përfunduar në përdorimin e armës mbrëmjen e sotme jashtë një lokali në vendin e quajtur Ksirokrini në Selanik të Greqisë, ku përpasojë një person ka mbetur i plagosur

Sipas informacioneve të dëshmitarëve okularë, rreth orës 22:00  i plagosuri dhe dy shokët e tij kanë zbritur nga një xhip i zi, i cili është ndaluar në mes të rrugës dhe ka nisur të përleshet me katër npersona klientë në kafene, gjithashtu nga Shqipëria.

Për pasojë njëri nga personat në tavolinë ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar dy herë. Njëri plumb ka plagosur në këmbë një shqiptar rreth të 30-tave

Personi i armatosur dhe të tjerët të përfshirë në sherr u larguan nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinte policia, ndërsa lanë të plagosurin në asfalt. Njerëzit që ishin në dyqanet e zonës kanë lajmëruar Policinë, ndërsa një person I ka dhënë ndihmën e parë dhe ka telefonuar policinë.

“Ai kishte gjakderdhje dhe unë po mundohesha ta tërhiqja mënjanë derisa erdhi ndihma”, tha ai për protothema.gr.

Ai ndodhet në spital, raportojnë mediet greke, ndërsa ende nuk ka më shumë detaje mbi ngjarjen.

B.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Amnistia penale, përfituan 100 subjekte të GJKKO, 40 të dënuarve iu fal dënimi, 60 të tjerëve iu ul! Mes tyre 16 zyrtarë dhe 7 gjyqtarë për korrupsion

Amnistia penale, përfituan 100 subjekte të GJKKO, 40 të dënuarve iu fal dënimi, 60 të tjerëve iu ul! Mes tyre 16 zyrtarë dhe 7 gjyqtarë për korrupsion