Mesfushori kontrovers i Partizanit, Romero, është shoqëruar ditën e sotme në komisariatin numër 2 të policisë së Tiranës për shkak të një konflikti me të dashurën. 24-vjeçari është vënë në prangat e policisë nga blutë e kryeqytetit pasi është konfiktuar me të dashurën e tij. Nuk dihet arsyen ose motivi, por burime paraprake bëjnë me dije se nuk bëhet fjalë për ushtrim dhune.
Për futbollistin nga Venezuela ka patur shumë pritshmëri te Partizani, por përveç disa ndeshjeve në fillim të kampionatit ka rezultuar një dështim. Më herët është raportuar se fqinjët në pallatin ku banon Romero janë ankuar për zhurmën e lartë në apartamentin e tij, pasi Romero dëgjonte muzikë me zë të lartë.