DEVOLL - Alti Nallbati, vëllai i deputetit demokrat Bledion Nallbati, dhe dy të tjerët që morën peng 32-vjeçarin Ilir Topçiun dhe e dhunuan fizikisht në Devoll, janë arrestuar nga Policia. Ata u shoqëruan një natë më parë në polici për këtë ngjarje, të ndodhur më 27 tetor, por kallëzimi u bë nga 32-vjeçari me datë 30 tetor.
Dy të arrestuarit e tjerë janë Marsel Buçi, 37-vjeç, dhe Trajan Çeliku, 38-vjeç. Policia thotë se të tre e kanë marrë me forcë 32-vjeçarin nga banesa pasi ndodhej në arrest shtëpiak, dhe më pas e kanë çuar në një biznes privat, ku e kanë mbajtur për disa orë ku edhe e kanë keqtrajtuar. Burime bëjnë me dije se shkak janë bërë konfliktesh për prishje pazaresh për aktivitete të paligjshme, dyshohet kontrabandë.
Ndaj Alti Nallbatit dhe Çelikut rëndon akuza e heqjes së paligjshme të lirisë dhe kanosje, ndërsa ndaj Buçit rëndon edhe akuza e plagosjes së lehtë me dashje. Alti Nallbati ishte protagonist edhe në sherrin e të vëllait deputet pak ditë para zgjedhjeve të 11 majit.
Dy vëllezërit më 3 maj u konfliktuan në Bilisht me një shofer kamioni, të cilin e dhunuan. Deputeti pretendoi se sulmi ishte politik, edhe pse në pamje shihej teksa, edhe në prezencë të policisë, ngjitet në shkallën e kamionit për të goditur shoferin. Për këtë ngjarje u pranga u vu Alti Nallbati, i cili më vonë u la në masën detyrim paraqitje. Deputeti, edhe pse ishte më agresivi, nuk u procedua, por hetimi i ka kaluar SPAK.
Edhe Trajan Çeliku e Marsel Buçi janë të njohur për policinë. Më 1 tetor, Çeliku dhe dy bashkëpunëtorë dhunuan 39-vjeçarin G.M. pas një konflikti të përsëritur, që përfundoi me plagosjen e njërit me thikë.
Ndërsa Marsel Buçi është gjithashtu i lidhur me një konflikt të zgjatur me Deizi Arapin, të njohur si “gangsterja e Bilishtit”. Arapi akuzonte deputetin Bledion Nallbati se, përmes Buçit, kishte porositur djegien e makinës së saj, ngjarje e ndodhur në vitin 2022, pas pushimit nga puna të nënës së saj në bashki. Vetëm pak ditë më vonë, më 10 tetor 2022, iu dogj makina edhe vetë Buçit.
Njoftimi i policisë:
Morën me forcë nga banesa për motive të dobëta një 32-vjeçar, e kërcënuan me jetë dhe ushtruan dhunë fizike ndaj tij, vihen në pranga 3 shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas kallëzimit të bërë më datë 30.10.2025, nga shtetasi I. T., 32 vjeç, i cili deklaroi se më datë 27.10.2025, tre shtetasit M. B., T. Ç. dhe A. N., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kishin marrë me forcë dhe mbajtur për disa orë në një biznes privat, ku e kishin kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij, organizuan punën për kapjen e tyre.
Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë ndalimin e shtetasve:
A. N., 42 vjeç, banues në Bilisht, dhe T. Ç., 38 vjeç, banues në fshatin Braçanj, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Kanosja”, të kryera në bashkëpunim;
M. B., 37 vjeç, banues në Devoll, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”, të kryera në bashkëpunim.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë marrë me forcë nga banesa shtetasin I. T., 32 vjeç, banues në fshatin Braçaj, Bashkia Devoll, i cili ishte me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, dhe e kanë çuar në një biznes privat, ku është keqtrajtuar.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e motivit të saj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Komente










Ky Hajriu ku shkon mbjell vetem sherr, pasi mbyshi ultesiren e Shkodres me droge tani ka shkuar te merret me kontrabande ne Korçe. Aman policiela qe duam
PërgjigjuAh enver si ike kaq shpejt dhe le ca morra te qeverisin pa bythe E pa karakter e moral! Po ku kishin fatin kto fshataret te merrnin fryme me teper se cduhet Jo me te ngrinin zerin e te benin te fortin, Kto te marrin peng ... q... rpt fundi botes Ti hash veshet , por jane te palare sja vlen se te bejne pis!
PërgjigjuMjerrë Devolli për çfarë zgjedh,dhe pse nuk është vetë deputeti por nuk thuhet kotë që po ndejte me qënë pleshta dotë kshë.Gjynah që jan devollinj.
Përgjigju