Dy të rinj në Korçë janë konfliktuar në ambientet e një lokali të qytetit për motive të dobëta ku për pasojë ka mbetur i plagosur lehtë një person.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 12 ku punonjësi i lokalit , një 25-vjeçar me iniciale P. R ka qëlluar në  krah me mjet prerës një 24-vjeçar me iniciale E. P., 24 vjeç, i cili ka marrë lëndime, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.  Policia po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.