KORÇË- Një konflikt për motive të dobëta mes dy personave në fshatin Vërdovë ka degraduar në goditjen me thikë të një 24-vjeçari me iniciale K.C.
Ka qenë një konflikt mes dy personave, konkretisht 24-vjeçarit të plagosur dhe një 20-vjeçari me iniciale B.V., të dy banorë të fshatit, ku për pasojë, ky i fundit ka plagosur 24-vjeçarin.I riu i plagosur me thikë ndodhet aktualisht në spital dhe është nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.