Sherr për pronën në Gjirokastër, plagosen me armë dy lazaratas, autori në kërkim/ VIDEO+Emrat

GJIROKASTËR-Dy persona janë plagosur me armë zjarri pas një sherri mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00 në një lokal pranë një pike bastesh, rreth 200 metra nga Drejtoria e Policisë. Të plagosurit janë Xhelo Gerveshi 44 vjeç dhe Vullnet Buci nga Lazarati, ndërsa autori dyshohet se është Kristaq Lukani 50 –vjeç.

Xhelo Gerveshi dhe Vullnet Buci mësohet se kanë pasur një konflikt për pronën me Kristaq Lukanin, që ditët e fundit kishte precipituar, ndërsa mbrëmjen e sotme pranë një lokali janë përplasur dhe sherri ka agravuar me përdorimin e armës.

Pas debatit verbal, 50 –vjeçari ka nxjerrë armën duke i qëlluar dy personat nga fshati Lazarat. Dy të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Xhelo Gerveshi ka marrë  një plumb në këmbë, ndërsa të dy raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.  Ndërkohë që policia vijon kërkimet për të arrestuar autorin e plagosjes së dyfishtë dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes mbrëmjen e sotme.

Ora 22:04
FOTO/ Gjirokastër, sherr me armë për pronën plagosen dy persona
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



    ×

    Lajmi i fundit

    Lea Ypi, zgjidhet anëtarja e parë shqiptare në Akademinë Britanike

    Lea Ypi, zgjidhet anëtarja e parë shqiptare në Akademinë Britanike