Konflikt për çështje pronësie, plagoset me armë zjarri në këmbë një 46-vjeçar në fshatin Shtiqen të Kukësit! Pas disa minutash ndjekjeje, arrestohet autori (Emrat)

Pas një konflikti për motive pronësie, Emërli Murtati, 56 vjeç ka plagosur me armë zjarri në këmbë fqinjin e tij Festim Axhami, 46 vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:42 në fshatin Shtiqen të Kukësit. Menjëherë pas plagosjes, autori i dyshuar i plagosjes është larguar me automjet.

Forcat blu kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe vetëm pak disa minutash ndjekjeje, kanë kapur Emërli Murtatin. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip pistoletë, që dyshohet se ka përdorur 56-vjeçari për të plagosur fqinjin.

Ndërkohë Festim Axhami u dërgua në spitalin e Kukësit për të marrë trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)