LEZHË- Një person mbeti i plagosur me sende të forta, pas një konflikti për ndarjen e hapësirave në plazhin e Shëngjinit. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 të së dielës në zonën e Kunës, ndërsa i plagosur mbeti Armando Marku, 45 vjeç.
Ai u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës dhe pasi mori ndihmën e parë mjekësore mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes bëri të mundur identifikimin e autorit të dyshuar. Ai është Paris Deda, 35 vjeç i cili arriti të largohet pas ngjarjes, duke i shpëtuar prangave të policisë.
Nga veprimet paraprake hetimore bëhet me dije se konflikti mes dy personave të cilët kishin bizneset afër njëri-tjetrit, ka nisur për vendosjen e shezlongeve në brezin e rërës, për të cilën pretendonin pronësinë të dyja palët. Duke mos gjetur zgjidhje, dy personat janë përplasur verbalisht me njëri tjetrin, e më pas Paris Deda ka goditur fizikisht dhe me sende të forta Armando Markun, duke i shkaktuar fraktura në kokë.
Konflikti mes tyre ka ndodhur në mes të pushuesve të cilët këtë të diele ishin të shumtë në zonen e Kunës në Shëngjin. Policia e cila nisi menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen ka shoqëruar në komisariat dhe po merre në pyetje disa persona për sqarimin e plotë të rrethanave, ndërsa po ushtrohen kontrolle për kapjen e autorit të dyshuar Paris Deda.
Ndarja e rërës në plazh është kthyer shpreh herë në burim konflikti mes subjekteve private në bregdet, ku nuk kanë munguar as viktimat siç ishte rasti i qershorit të vitit 2021 në Velipoje ku mbeten të vrarë 4 persona.
M.Q.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?
-
Normale
13%
-
Korrupsion
82.7%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 2188
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U nisën nga Mali i Zi, shpëtohen 4 të huajt që mbeten në det të hapur mes Velipojës e Shëngjinit! Jahti u pësoi defekt (VIDEO)
20 Shtator, 07:21
-
Aksidenti në Lezhë/ Në gjendje të rëndë 6 vjeçarja që u përplas nga autobusi i nxënësve
19 Shtator, 09:34
-
Lezhë/ Përplaset nga autobusi teksa po kthehej nga shkolla, dërgohet tek Trauma 6-vjeçarja! Në pranga shoferi
18 Shtator, 16:50
-
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, shtohen prapë afatet, kampi i Gjadrit nuk hapet në shtator! Vijojnë ende punimet, Report Tv sjell pamjet me dron
18 Shtator, 09:20
-
Gati Qendra e re Memoriale kushtuar At Gjergj Fishtës! Report Tv sjell pamjet e Kullës së Gurtë ku lindi kleriku patriot
15 Shtator, 19:25
-
Vrau dhe groposi Kejsi Hysën në 2018, autori ekstradohet nga Italia pas 6 vitesh arrati! I dënuar me 30 vite burg
15 Shtator, 10:48
-
Reshje të dendura shiu në të gjithë vendin! Si paraqitet situata në akset rrugore të Veriut
14 Shtator, 12:54
-
U kap në bisedat e Sky Encrochat, GJKKO lë në burg Henerigert Mitrin, ish-drejtor i Policisë Lezhë
14 Shtator, 10:07
-
Lezhë/ Aris Mema rikthehet drejtor në Kadastër, zëvendëson Malotajn, i cili u dorëhoq nga detyra
12 Shtator, 21:00
-
Rindërtohet shkolla 9-vjeçare ‘Gjergj Kastrioti’ në Lezhë! Në inaugurim të pranishëm zyrtarja e lartë e OKB-së dhe ambasadori i BE
12 Shtator, 18:50
-
‘Ka rrezik të na zërë kolera’, banorët e lagjes ‘Porti’ në Shengjin ankohen për shpërthimin e ujërave të zeza në rrugë
12 Shtator, 14:33
-
Ndihmës/Sekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara inauguron shkollën “Gjergj Kastrioti” të Lezhës
12 Shtator, 11:03
Ketu ku jetoj,inshurencat e makinave i kane bere rregullat te tilla, qe ne shumicen e rasteve i nxjerrin te gjitha palet e ngateruara ne aksident, fajtore,shume rralle ndodh qe te penalizohet vetem njera pale.Mendoj qe shteti do te ishte mire te ndiqte te njejtin model dhe per ceshtjen e sherreve per ndarjen e sip.te plazhit.Personave te ngateruar ne sherr,pavaresisht se kush ka te drejte, t'ju hiqet automatikisht leja e dhene dhe e drejta e shfrytezimit te sip.te plazhit per biznes,pa te drejte apelimi,apo rinovimi te lejes, per te gjithe muajt e ketij sezoni.Vetem keshtu kane per te vene mend keta.
PërgjigjuKeto zonat e cadrave sikur jane ndare ne menyre te drejte nga Kretari I Bashkise zoteri Pjerini
PërgjigjuO Dhendri Besnikut ! Edhe Nard Noka ishte nje elektro auto i pa shkolle dhe u bo Minister Shendetesie!!
PërgjigjuKeshtu do ndodhe nese turizmin do drejtoje nje mesuese frengjishtje.
PërgjigjuKy eshte shteti qe nuk funksionon! Vjet ne Velipoj u vrane 3 veta po per te njejte gjo!Sot perseri ne Kune per hapesira,qe nuk ka hapesira publike veç genjejne qe kane lene hapesira publike,prandaj ndollin keto ngjarje te pa kendeshme,pastaj kerkojme pushues!
Përgjigjuo pall u vrane 4 vjet...sa per shtetin pirdhi ne te se nuk ka buur nene te hyje ne mes te kafsheve qe kan bo 2 lek me pislliqe e tani ju qe thoni leni te bejne lek shqiptaret me droge e prostitucion e ju jeni te paret qe qaheni qe keta te shkelin me kembe se kan nje hale pare o leka ti do jesh nje nga byrktorja qe ke ngel pa gje e tani flet se te ka rene halli mbaje shprese te fitonte ai i byrektores tate qe mund te haje akoma byrek ...por te shkoi huq.provoje ne dashuri se ndoshta te hecen se thone qe kujt nuk i hecen ne bixhoz i hecen ne dashni
Po keto zonat e cadrave sikur I ka ndare ne rregull Pjerini Kryetari I Bashkise.