TIRANË- Pas 6 vitesh arrati, 52-vjeçari Agron Tufa iu është dorëzuar autoriteteve shqiptare për të vuajtuar dënimin me 30 vite burg për vrasjen e Kejsi Hysës në vitin 2018. Agron Tufa u arrestua në Itali në janar 2024, ndërsa sot u ekstradua nga autoritetet italiane në vendin tonë.

Ngjarja e rëndë e ndodhur në korrik të 2018 në Nikël të Krujës tronditi opinionin. Agron Tufa së bashku me Hysni Ramën vranë me armë zjarri 34-vjeçarin Kejsi Hysa dhe më pas i dogjën trupin e tij. Disa ditë më pas trupi i 34 vjeçarit u gjet i groposur në një parcelë buzë lumit në Nikël.

Në vitin 2021, Gjykata e Krujës e kishte dënuar Tufën me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim dhe për armëmbajtje pa leje. 

Vrasja e Hysës ndodhi më 5 korrik 2018 brenda një parcele të mbjellë me hashash, ndërsa trupi i pajetë i të riut u gjet disa ditë më vonë. Atëherë policia arrestoi Hysni Ramën ndërsa nuk Agron Tufa arriti të largohej. 

Agron Tufa dhe viktima Kejsi Hysa