Konflikt për pazaret e drogës/ Shqiptarët vrasin me thikë në zemër afganin në qendër të Athinës (Foto)

Konflikt për pazaret e drogës/ Shqiptarët vrasin me thikë në zemër afganin në qendër të Athinës (Foto)

Foto e viktimës

GREQI - Një afgan është vrarë këtë të shtunë në qendër të Athinës dhe sipas asaj që raportojnë mediat greke, dyshohet se dy autorët janë shqiptarë. Ngjarja ka ndodhur në orën 20:30, në kryqëzimin e rrugëve “Sofocleous” dhe “Menandrou”.

Viktima po ecte në rrugë kur dy persona iu afruan me një motorr e më pas njëri prej tyre e qëlloi me thikë në zemër. Po sipas mediave greke, ata janë larguar menjëherë pas atentatit duke shfrytëzuar errësirën e zonës.

Identiteti i afganit nuk është bërë ende i ditur, por mendohet se vrasja ka ardhur për shkak të prishjes së pazareve të përbashkëta të drogës.

Foto e viktimës, e publikuar nga media greke Protothema

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët