Konfliktet mund të tronditin jetën në çift, ditë e veçantë për beqarët! Ja horoskopi për sot

Konfliktet mund të tronditin jetën në çift, ditë e veçantë për beqarët! Ja horoskopi për sot

DASHI

Situata ne jetën sentimentale te çifteve do jete me e mire se kohet e fundit. Duhet ta bëni partnerin te flasë për çdo gjë me ju dhe te mos mbyllet ne vetvete. Ata qe janë vetëm duhet te mendojnë me mire për atë qe do bëjnë ne te ardhmen. Kjo dite do jete mjaft pozitive. Do filloni një operacion financiar i cili kërkon mjaft kapital. Situata e mire financiare do iu ndihmoje t’ia dilni mbanë me sukses.

DEMI

Nuk do i qëndroni shume besnike partnerit sot dhe kjo do sjelle debate te mëdha ne jetën tuaj. Nëse doni qe lidhja juaj te vazhdoje duhet te mendoheni mire para se te veproni. Dashuria për beqaret do shkoje ashtu si duhet. Do keni fat dhe Marsi do iu mundësojë një takim shume interesant. Me financat duhet te tregoheni te matur, ne te kundërt pakujdesia do iu kushtoje shtrenjtë.

BINJAKET

Do mundoheni te zgjidhni te gjitha problemet, qe kohet e fundit ju kane ndare paksa nga partneri juaj. Do duhet shume pune por ne fund do ia arrini. Beqaret do kenë një dite mjaft te veçantë. Dashuria qe aq shume keni kërkuar do te shfaqet, tregohuni te matur qe ajo te behet e juaja. Sektori financiar nuk do ketë probleme. Përfitoni nga kjo për te bere blerjet qe kishit menduar.

GAFORRJA

Se bashku me partnerin do iu bëni balle te gjitha problemeve qe keni pasur. Me ne fund do ndiheni edhe me te qete. Dëshirat romaneske te beqareve, do kenë shume mundësi te realizohen. Pritet qe te krijoni edhe një lidhje me dike qe keni kohe qe e pëlqeni. Duke filluar qe sot, Jupiteri do iu ndihmoje te krijoni një program për te menaxhuar sa me mire financat.

LUANI

Si ju ashtu edhe partneri duhet te reflektoni mire sot para se te merrni vendime te rëndësishme. Do jeni me te qarte dhe do bëni zgjedhjet e duhura. Beqaret me ne fund do arrijnë te bëjnë për vete atë qe kane ëndërruar prej kohesh. Do ndiheni me se miri pranë tij kështu qe mos humbni këtë mundësi. ne planin financiar do keni shume vështirësi. Tregohuni te matur dhe sa me largpamës.

VIRGJERESHA

Do kaloni momente shume te lumtura ju qe jeni ne çift sot. Planetët do ndikojnë pozitivisht dhe hera herës do iu duket vetja si ne ëndërr. Ju beqare nuk duhet te fiksoheni pas dikujt qe nuk ia vlen. Njihuni me shume persona e me pas vendosni ke te zgjidhni. Ne planin financiar duhet te ndiqni këshillat e familjareve. Mos bëni asnjë shpenzim te tepruar nëse nuk doni te bini ne humnere.

PESHORJA

Fati do iu buzëqeshë sot ne jetën tuaj ne çift. Përfitoni nga kjo për te konsoliduar lidhjen dhe për te folur sa me lirshëm për tema delikate. Beqaret do njihen me dike te pakëndshëm dhe qe nuk duhet absolutisht te krijojnë lidhje. Do vuani vete nëse i jepni atij një mundësi. Ne planin financiar do përballeni me probleme dhe vështirësi. Kujdes, tregohuni te kujdesshëm dhe te matur.

AKREPI

Për te gjithë ata qe janë ne një lidhje dita do jete e qete dhe pa ndonjë gjë te veçante. Do flisni pa dorashka për gjithçka. Beqaret do jene shume tërheqës gjate kësaj dite dhe nuk do e kenë te vështirë te bëjnë për vete cilindo qe pëlqejnë. Merrni kurajën dhe mos keni frike te krijoni një lidhje. Me financat do keni probleme. Ulni shpenzimet sepse po vazhduat kështu do bini ne humnere.

SHIGJETARI

Jeta juaj ne çift do ketë shume prioritet gjate kësaj dite. Do i hidhni prapa te gjitha ato qe keni përjetuar deri me sot dhe do mendoni vetëm për te ardhmen. Kjo është gjeja me e mire qe mund te bëni. Beqaret ka shume mundësi te fillojnë histori te këndshme dashurie. Do ndiheni si ne ëndërr. Jupiteri do iu ndihmoje qe edhe me financat te mos keni asnjë problem. Do kryeni edhe transaksione.

BRICJAPI

Jeta ne çift do jete e qëndrueshme. Përveç Venusit, asnjë planet nuk do te influencoje mbi këtë sektor. Mbështetja e tij do iu krijoje një klime harmonike ne lidhjen tuaj. Për beqaret, do jete Plutoni planeti me i favorshëm. Ai do iu mundësoje një histori dashurie shume te këndshme qe do vazhdoje gjate. Megjithëse dëshirën do e keni te madhe, nuk do shpenzoni shume. Financat do përmirësohen.

UJORI

Influenca e keqe e Uranit do sjelle probleme ne jetën tuaj ne çift. Do filloni te dyshoni për ndjenjat e partnerit. Mos thoni gjera për te cilat mund te pendoheni. Beqaret do kenë një takim, por ai do zhvillohet ne një klime te qete dhe plot drite. Lidhja qe do krijoni do jete serioze. Mëngjesi do jete me i përshtatshëm për te rregulluar gjendjen tuaj financiare. Pasdite, tregohuni te matur!

PESHQIT

Disa konflikte mund ta tronditin pak jetën ne çift dhe ju do e keni paksa te vështirë te ruani një klime te qete. Fatmirësisht Disa planetë do iu ndihmojnë ne këtë fushe. Jo te gjithë beqaret do tërhiqen nga aventurat e momentit. Për këtë arsye disa përsëri do jene vetëm. Do keni tendence te shpenzoni shume dhe financat do përkeqësohen. Mos merrni vendime te rëndësishme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!