Lazio duket se e ka seriozisht titullit kampion në Seria A. Skuadra e Gatusso-s, pas ndalesës kundër Napolit në ndeshjen e fundit të kampionatit para ndërprerjeve për shkak të kombëtareve, është rikthyer te fitorja, duke mposhtur pastër 3-0 Lecce-n.

Në ‘Olimpico’, që vijon të mbushet me një numër modest tifozësh për shkak të përplasjes së kanë me presidencën e klubit, vendasit realizuan dy herë me Noslin para se Frattesi të vuloste rezultatin përfundimtar me një kryevepër. Ish-mesfushori i Interit finalizoi me parabël në hyrje të zonës. Me këtë fitore Lazio kryesues e dërgoi në 2 pikë diferencën me Romën ndjekëse.

Këta të fundit fituan me rezultatin 1-5 kundër Parma-s, duke vijuar me ecurinë e sukseve radhazi në kampionat. Golit të parë të Malen vendasit iu përgjigjën përkohësisht duke barazuar përkohësisht, ndërsa më pas holandezi bëri ‘fenomenin’ duke realizuar edhe 3 herë të tjera. Golin tjetër të Romës e realizoi Moura.

4 pikë më pak se Lazio kryesuese është Interi që ndeshjen e javës së 12 të kampionatit e luan kundër Atalanta-s në Bergamo të dielën në orën 20:45. Zikaltërit në rast fitoreje do të riktheheshin në vendin e dytë me 1 pikë më pak se Lazio.

Më herët fitore arriti edhe Como që mposhti 2-0 Cagliari-n. Skuadra e Fabregas rigjeti 3 pikët pas disfatës me Interin, ndërsa është 6 pikë më pak se Lazio kryesuese.