Papa Leoni XIX ka reaguar për situatën në Lindjen e Mesme, ku konflikti që nisi mes Izraelit e SHBA-së dhe Iranit po përhapet në të gjitha vendet e rajonit.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Papa Leoni XIV ka deklaruar se po e ndjek me shqetësim situatën në Lindjen e Mesme, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund luftimeve.
Po ashtu Papa Leoni XIV ka propozuar që vendin e luftimeve ta zërë dialogu i sinqertë dhe respekti për dinjitetin e çdo personi.
“Vazhdoj ta ndjek situatën në Lindjen e Mesme me shqetësim. Ashtu si rajone të tjera të botës, ajo është e shkatërruar nga lufta dhe dhuna. Nuk mund të heshtim përballë vuajtjeve të kaq shumë viktimave të pambrojtura të këtyre konflikteve. Ajo që i lëndon ata, i lëndon të gjithë...
E ripërsëris fuqimisht thirrjen time për të këmbëngulur në lutje. Le të pushojnë armiqësitë dhe të hapen më në fund shtigjet drejt Paqes, të bazuara në dialogun e sinqertë dhe respektin për dinjitetin e çdo personi njerëzor.
Jezusi na tregon sot atë që i tha dikur Martës, motrës së Lazarit: 'Unë jam ringjallja dhe jeta. Ai që beson në mua, edhe nëse vdes, do të jetojë; dhe kushdo që jeton dhe beson në mua nuk do të vdesë kurrë, ka shkruar Papa Leoni XIV në rrjetet sociale.
Lajmi kryesor:
Trump: Kemi arritur një marrëveshje me 15 pika dhe “armëpushim” 5 ditor me Iranin! Teherani mohon negociatat
Komente









