TIRANE- Përplasje të forta anëtarët e grupit kriminal kanë pasur edhe përsa i përket pagesave të Julian Sinanajt. Në disa raste ky i fundit pasi kryente vrasjet nuk arrinte të merte shumat financiare të premtuara. Një gjë e tillë ka ndodhur në disa raste, ku vetëm në një rast i është premtuar nga dy kushërinjtë Mëhillaj se nëse do kryente vrasjen e shtetasit Sokol Veizi, do shpërblehej me 1500 metra tokë, që ndodhet buzë detit. Sipas burimeve policore Sokol Veizi ishte në konflikt me kushërinjtë Mëhilli për çështje pronësie dhe kushërinjtë Mëhillaj kanë premtuar ta shpërblejnë me 1 mijë e 500 metra tokë. Veizi është vrarë me dy plumba në një lokal në orikum në gusht të vitit të kaluar dhe më pas Julian Sinanaj është shpërblyer me një apartament në Vlorë nga dy kushërinjtë Mëhillaj.
Për këtë ngjarje kanë lindur mosmarëveshje të shumta, deri aty sa Sinanaj është kërcënuar për denoncim nga dy kushërinjtë. Por pas debateve dhe negociatave është arritur që ti sigurohet një apartament në Vlorë, dhe se palët sërisht janë qetësuar. Një rast i tillë pakënaqësie ka ndodhur dhe në disa raste të tjera, ku Julian Sinanaj, arrinte të kryente vrasjet dhe më pas, porositësit nuk përgjigjeshin sipas marëveshjes paraprake. Sinanaj, ka pohuar se një pjesë të parave i merte si paradhënie, ndërkohë që pas kryerjes në vend të porosisë, arrinte të merte dhe pjesën tjetër.
Momentalisht Sinanaj dhe Gjokona, janë duke u marrë në pyetje nga dy Prokurorët e Krimeve të Rënda, Ardian Nezha dhe Behar Dibra, të cilët duke përdorur dhe aparaturat e regjistrimit në audio dhe video, rregjistrojnë me zë dhe figurë të gjitha deklarimet e dy personave që deri në këto momente konsiderohen si bashkëpuntor të drejtësisë. Shumë shpjet Prokuroria e Krimeve të Rënda, do kërkojë në gjykatë sigurimin e dëshmisë së dy personave, duke e konsideruar si provën më të fortë të kësaj dosje.
Shkrimi u publikua sot (31.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com