Situata në Egje nuk gjen qetësi, megjithëse ditën e nesërme do të mbahet takimi i jashtëzakonshëm i ministrave të jashtëm të BE-së për të diskutuar ketë situatë, përplasjet e vogla në det të hapur kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme. Sot është njoftuar se në zonën ku anija turke po zhvillon kërkimet është vendosur një “task forcë” me anije dhe avionë francezë, të cilat po kryejnë një stërvitje ushtarake në bashkëpunimin me marinën greke .
Në anën tjetër raportohet se gjatë mesditës të së enjtes është zhvilluar një bisedë telefonike mes presidentit turk Rexhep Tayip Erdogan dhe kancelares gjermane Angela Merkel. Të dy liderët diskutuan pikëpamjet e tyre për zgjidhjen e konfliktit në Mesdhe. Merkel bëri thirrje dy palëve për zhvillimin e dialogut, ndërkohë që presidenti turk nuk nguroi të shprehë skepticizmin në lidhje me palën greke.
Presidenti turk më vonë gjatë mbledhjes me krerët vendor, u shpreh I hapur për dialog me palën greke, edhe pse ai deklaroi se Anija turke nuk ka cenuar asnjë ligj ndërkombëtar. Në përfundim të fjalës së tij Erdogan i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të shikojë nëse Greqia respekton një nga kushtet më kryesore, respektimin e minoriteteve në vend, pastaj te gjykojë anijet kërkimore turke.
Prej disa ditësh, një flotë turke e përbërë prej anijeve ushtarake si edhe tre anije kërkimore janë po kryejnë kërkime për gaz në zonën detare mes Qipros dhe ishullit të Rodosit, për të cilën Greqia pretendon se i përket Zonës Ekskluzive Ekonomike të saj.
I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.1%
-
Jo
47.3%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6805
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jo vetëm Santorini! Greqia nuk gjen paqe, tërmeti 5 ballë shkund Patrën, s’ka raportime për të lënduar
18 Shkurt, 19:25
-
Greqia ndërton portin e evakuimit nga tërmetet në Santorini
18 Shkurt, 08:32
-
Greqi/ Tërmet 4.7 ballë në Malin Athos, lëkundjet ndjehen edhe në Selanik
15 Shkurt, 19:32
-
Grekët në rajonet kufitare me Shqipërinë kundërshtojnë planet për reduktimin e ushtrisë
14 Shkurt, 20:10
-
Greqi/ Gjobvënie në Athinë, goditet grupi kriminal, në pranga edhe 3 shqiptarë
14 Shkurt, 19:28
-
U kap me 26 kg marijuanë në aeroportin e Athinës, në pranga shqiptarja
14 Shkurt, 19:26
-
Greqi/ ‘iPhone’ zbulon përdhunimin e turistes suedeze në plazhin e Platanias, shqiptari dënohet me mbi 11 vite burg me formë të prerë! Vjedhja zbërtheu krimet
14 Shkurt, 10:00
-
Grabitja e 4 mln eurove 17 vite më parë nga një bankë në Greqi, 2 shqiptarët e Kosovës në kërkim! Mbanin nga dy identitete, njëri i arrestuar në Francë (EMRAT)
14 Shkurt, 08:55
-
Aksident tragjik në Greqi, ndërron jetë shqiptari, në gjendje të rëndë kunati
13 Shkurt, 14:01
-
Konstantinos Tasoulas zgjidhet presidenti i ri i Greqisë
12 Shkurt, 11:36
-
Stuhi sizmike në Egje/ Shkencëtarët tremben për më të keqen në Santorini: Tërmet 6 ballë që rrafshon ndërtimet, vullkan dhe tsunam
10 Shkurt, 10:45
-
Greqi/ Masakra e ish-kandidatit të ‘Agimit të Artë’, pamjet me kallash në dorë dhe depo e armëve! Rrëfimi para vetëvrasjes: I qëllova me revole në kokë dhe kaq ishte (FOTOT)
10 Shkurt, 08:28
E gjitha lojë e EU për të futur Turqinë në konflikt duke përdorur si përherë mashën Greke. Por kujdes se Evropi është fiks siç e ka thënë Fishta i madh, ajo të tradhëton si një k.... dhe mjerë për popullin Grek pastaj. Zoti mos e thëntë këtë të fundit.
Përgjigju