TIRANE- Shtatë gratë e pallatit tek Unaza e Re që gati një muaj më parë kërcënuan se do të hidheshin nga tarraca e pallatit 10 katësh, shkuan sot në mëngjes për të bllokuar kantierin e ndërtimit të ndërtuesit Namik Pelivani me të cilin janë në konflikt pronësie.
Tre vite më parë mes familjeve të këtyre grave, por dhe të disa familjeve të tjera, gjithsej 23, dhe ndërtuesit Namik Pelivani ishte nënshkruar një kontratë e rregullt ligjore për shembjen e shtëpive të tyre, dhe më pas kompensimin me apartamente, e dyqane, pas përfundimit të pallatit. Pallati duhej të ishte përfunduar në maj të 2011 dhe ndërsa godina është ende në ndërtim e sipër, gratë thonë se ndërtuesi I ka ndërprerë dhe pagesën e qerasë së shtëpisë ku aktualisht banojnë. Sipas një marrëveshjeje qeraja do të paguhej nga ndërtuesi deri në momentin kur familjet të hynin në apartamentet e tyre të reja.
“Jemi këtu dhe kemi bllokuar hyrjen në kantierin e ndërtimit, dhe nuk lejojmë të hyjnë punëtorët. Erdhi policia private dhe kërkon të na largojë. Ajo na përdori dhunë dhe na shtyjnë. Mua më kanë nxjerrë krahun”- thotë njëra nga banorët në një prononcim telefonik për redaksinë online Shqiptarja.com.
E pyetur pse ndërmarrin këtë veprim ndërkohë që është një proces I hapur ne gjykatë banorja tregon “Qeranë na ka ndërprerë. Ju lutem na ndihmoni. Ne duam të takojmë Namik Pelivanin, por ai nuk na takon. Zëre se jemi përjashta. Na ka hequr dhe qeranë. Nuk na ka ngelur gjë tjetër vetëm të vetëvritemi”- vazhdon rrëfimin gruaja, e cila është njëra prej 7 grave të cilat më 26 mars kërcënuan se do të vetëhidheshin nga pallati 10 katësh nëse nuk do gjenin zgjidhje.
Zonja tregon se policia e Komisarit nr 6 kishte ardhur në vendgjarje kishte rregjistruar incidentit dhe më pas ishte larguar.
Në gjykatën e Tiranës është hapur një proces gjyqësor ku gratë kanë paditur firmën “Pelivani shpk” dhe pronarin e saj, Namik Pelivanin, duke kërkuar zbatimin e kontratës së mëparshme që kanë me ndërtuesin e pallatit. Avokati sqaroi se banorët nuk do të pranojnë asnjë marrëveshje tjetër me pronarin e pallatit. Nga ana e tij Pelivani është shprehur, një muaj më parë se problematika qëndron vetëm për 6 familje, të cilat sipas tij kërkojnë të përfitojnë padrejtësisht, pasi duan të legalizojnë ndërtimet pa leje qe sipas tij, nuk kane ende titull pronësie.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Odiseja tek Unaza e Re, gratë kercenuan me vetevrasje
e Re" gratë sërish në protestë">