Politikan shqiptaro-francez Ethem Aga dhe aktivisti i diasporës Daniel Nikolla analizuan sot në Report TV zhvillimet e fundit rreth përpjekjeve të BE-së për të përdorur asetet e ngrira ruse në ndihmë të Ukrainës.

Duke sqaruar qëndrimin e Francës ndaj konfliktit, Aga sqaroi se Parisi nuk është dakord me ndarjen e territoreve, sepse një gjë e tillë do të përbënte precedent për ndërhyrje në vendet Balltike. Sipas tij, Evropa duhet të ketë forcën e saj më të madhe ushtarake dhe të luajë një rol më të madh në Ukrainë, duke qenë se “interesat amerikane dhe evropiane ndahen qartë tek ky konflikt.

Sa i përket angazhimit britanik në këtë situatë, aktivisti i diasporës Daniel Nikolla sqaroi nga Londra se kryeministri Keir Starmer është më pranë BE, pavarësisht bisedave me Donald Trump. “Britania ka qenë shumë e qartë, qe është dakord me pikat e kërkuara të BE-së. Gjykoj që do të ketë një afrim me Amerikën, por frika më e madhe është që bizneset mund të preken nëse merren këto masa për përdorimin e aseteve. Shtetet Balltike janë deri diku të rrezikuara nëse Putin merr zonat e Ukrainës” tha ai.