TIRANE - Sherri mes Drita Avdylit dhe Eglent Bicit, për postin e kryetarit të Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësuesve, ka përfundur në gjykatën e Tiranës. Gati 11 muaj pas shkarkimit të Drita Avdylit, kjo e fundit vijon të ushtrojë fuksionin e saj, duke përdorur vulën zyrtare të Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësuesve si dhe të mbajë librin e protokollit zyrtar të kësaj dhome. Njëherësh Avdyli ka dhe statusin original të DHKN dhe bazën materiale njëherësh arkivën e këtij institucioni. Ndërkohë që Eglent Bici, kryetari i ri i kësaj dhome, i zgjedhur në muajin nëntor 2013, pretendon se është ai personi që duhet të këte atributet ligjore të administrimit të vulës zyrtare të këtij institucioni dhe të gjithë bazës materiale. Për pasojë dy ditë më parë Eglent Bici, në cilësinë e kryetarit të Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësuesve ka paditur në gjykatën e kryeqytetit Drita Avdylin, duke i kërkuar kësaj të fundit të heqë dorë nga drejtimi i paligjshëm i kësaj dhome dhe dorëzimin e vulës zyrtare, pasi sipas tij Avdyli ka marrë peng të gjithë bazën materiale të Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësuesve.
/Shqiptarja.com









