TIRANE – Nga mbledhja e këshillit të ministrave, shefi i mazhorancës Sali Berisha tha se Tirana shumë shpejt do të ketë xhaminë më të madhe në vend, pas një bllokimi 11-vjeçar, zemërlig siç e cilësoi ai.
"Pas një bllokimi 11-vjeçar, zemërlig dhe tendencioz, nuk mund të them se u bllokua për arsye religjoze. Zoti është i madh, i jep secilit atë që meriton, kështu që procesi u zhbllokua, familjet tiranase me mirësi dhe me mirëkuptim arritën në marrëveshje me komunitetin dhe kjo dha mundësi të zgjerohet trualli I xhamisë", tha Berisha.
Këshilli i Ministrave ka vendosur kalimin në fondin e kompensimit fizik dhe vënien në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të sipërfaqes prej 2.570,5 metrash katrorë, në favor të komunitetit myslima. Në VKM përcaktohet se Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, pasi bën verifikimin përfundimtar të pronësisë së truallit, për fondin e mësipërm, do ta përdorë atë për kompensimin e Komunitetit Mysliman Shqiptar, sipas kritereve të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.
Duke deklaruar se është arritur marrëveshja mes bashkisë së Tiranës, pronarëve që kishin territor dhe vetë komunitetin musliman, Berisha tha se u hap rruga për ndërtimin e xhamisë më të madhe në kryeqytetin e Shqipërisë, e cila është parashikuar të ndërtohet në sheshin e Namazgjasë, përballë Parlamentit.
Shefi i qeverisë bëri të ditur se projekti tashmë është i finalizuar dhe se arkitekti është në kontakt të vazhdueshëm me komunitetin musliman.
“Unë kam takuar arkitektin e famshëm të projektit të kësaj xhamie, që ka ndërtuar kryevepra të kësaj arkitekture dhe arti në mbarë botën. Ai më paraqitit një projekt madhështor, dinjitoz për kryeqytetin e Shqipërisë. Vendi do ketë xhaminë më të madhe të tij. Me fillimin e ndërtimeve të xhamisë mund të them se në një farë mënyre ndahemi nga periudha shkatërrimtare e institucioneve të kultit. Xhamia do të jetë me të gjitha lehtësirat dhe mundësitë për besimtarët që do luten, do të jetë një kryevepër”.
Në përfundim të fjalës për këtë tematikë, Berisha tha se “pas këtij vendimi, do mbleidhet Këshilli Kombëtar i Territorit dhe do të jepen të gjitha dokumentet në mënyrë që ajo të fillojë në kohën më të shpejtë. Hapim rrugën e një ndërtimi madhështor që do të zbukurojë shumë kryeqytein e vendi”, përfundoi kryeministri.
NE QEVERI NGA LSI-ja, VETEM HAXHINASTO
Ajo që ra në sy në mbledhjen e sotme të qeverisë, është se LSI-ja kishte mungesë në 2 ministra, ndërsa i pranishëm ishte vetëm Edmond Haxhinasto, i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës.
Kjo është mbledhja e parë që zhvillohet pasi Meta prishi koalicionin qeverisës me Berishën, ndërsa ky i fundit ka deklaruar dje se së shpejti do të emërojë ministrat e rinj të kabinetit qeveritar.
BERISHA: LIGJI PËR KONCENSIONET I SHKËLQYER
Qeveria do të bëjë dhe disa ndryshime të ligjit për koncesionet.
Berisha vlerësoi se ligji për koncesionet “ka qenë i shkëlqyer dhe në fushën e energjetikës ka funksionuar në mënyrën më të fuqishme, por këtij ligji i mungonte qartësia e partneritetit publik privat.”
“Ligji decentralizon tërësisht procesin e partneritetit. Njësitë kontraktuese janë të pavaruar nga Këshilli i Ministrave në dallim nga ligji i parë ato veprojnë në mënyrë automone. Nuk është KM që përcakton bonuset apo problemet e tjera”- tha Berisha
Sa i takon HEC-ve sipas kryeministri ligji mban në fuqi nenin zviceran, i cili është marrë nga kodi i organizatës botërore të tregtisë. “Ky nen do të jetë në fuqi gjer në fund të mandatit të ardhshëm 2017. Ky nen atëherë do zëvendësohet me nenin perspektiv, të tjerat janë ligj i domosdoshëm për vendin, sepse jep një koncept të ri dhe nxitje të fuqishme partneritetit publik privat.”- tha Berisha
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com