Policia e Tiranës arrestoi mesditën e sotme gjatë një operacioni në kryeqytet Tom Mamlin, 33 vjeç, i dyshuar si bashkëautor i masakarës së Mamurrasit, e ndodhur me 24 shtator të vitit 2015, ku mbeti i vrarë Naim Tafa dhe u plagosën katër persona të tjerë.
 
Ky person ka qenë shpallur në kërkim si autor i dyshuar i atentatit ndaj Naim Tafës.
 
Ngjarja ka ndodhur në 24 shtator 2015 kur i arrestuari Tom Mamli bashkë me persona të tjerë: Enrik Mamli, 28 vjeç, Taulant Bebri dhe Dorjan Mamli, 31 vjeç, kanë qëlluar për vdekje Naim Tafën. Ai u vra dy javë pasi kishte përfunduar një dënim me burgim në Itali.
 
Ndërkaq veç Tom Mamlit, policia ka shpallur në kërkim edhe Paulin Mamlin dhe Gentjan Tafën, banues në Kurbin.
 
Shkak për incidentin me armë mes palëve ka qenë një përplasje e mjeteve mes palëve. Në këtë kohë personat që ndodheshin në automjete, qëlluan me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit, ku si pasojë ka mbetur i vdekur shtetasi Naim Tafa, 35 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.
 
Të plagosur mbetën edhe Altin Lleshi, Taulant Bebri, që ishin në mjetet kundërshtare.
 
Po ashtu u plagosën edhe kalimtarët Besim Xhetani, Idriz Tafa dhe Altin Çoku, të cilët nuk kanë lidhje me ngjarjen.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)