Një konflikt i çastit mes pronarit të një hoteli dhe një klienti është zgjidhur me të shtëna në ajër. Ngjarja ka ndodhur tek vendi i quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, ku dy personat e konfliktuar kanë qëlluar të dy në ajër me pistoletë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë shoqërimin e tetë personave, të përfshirë në konflikt. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe motivet.
 
vijon

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)