TIRANË- Një konflikt mes disa personash të komunitetit rom është regjistruar mëngjesin e sotmën rreth orës 09:30 në Shish Tufinë, tek Qendra Tranzitore e Emergjencave.
Menjëherë kanë mbërritur në vendngjarje forcat e policisë të cilët janë ndihmuar edhe nga ushtarët e vendrojës së laboratorit të Ushtrisë për të normalizuar situatën. Personat e komunitetit rom të përfshirë në konflikt janë shoqëruar në Komisariat.
Por kjo gjë ka indinjuar familjarët e tyre të cilët më pas kanë qëlluar me gurë drejt shërbimit të vendrojës së ushtrisë. Për t’u shmangur sulmit të romëve roja e ushtrisë është detyruar të bëj qitje në ajër.
Nuk dihen ende motivet e konfliktit e ndërsa janë shoqëruar në Komisariat edhe familjarët e të rinjve që qëlluan me gurë shërbimin e vendrojës së ushtrisë.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com