Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry do të takohet me ministrant francezë dhe gjermanë në Londër, në një përpjekje për të ndërmjetësuar për paqen në Siri.

Të shtunën ai u takua me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov së bashku me përfaqësues nga vendet e tjera.

Nga ky takim asgjë konkrete nuk doli, ku më pas Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u shprehën se Rusia foli për ‘’ide’’ në zhvillim.

Një armëpushim i ndërmjetësuar u shëmb muajin e kaluar vetëm pas disa ditësh kur hyri në fuqi. Që atëherë forcat siriane, të mbështetur nga Rusia, kanë bombarduar qytetin e Aleppo-s. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com