Konflikti në Irak,lufta kundra ISIS
Nis ofensiva për të çliruar Mosulin

Konflikti në Irak,lufta kundra ISIS<br />Nis ofensiva për të çliruar Mosulin
Nis ofensiva për të rimarrë Mosulin, qyteti i dytë më i madh në Irak i pushtuar nga shteti islamik. “Koha e fitores erdhi dhe operacioni për të çliruar Mosulin nisi” u shpreh kryeministri iraken al Abadi.

Ofensiva nga forcat kurde Peshmerga, trupat qeveritare dhe forcat aleate po mbështetet nga një koalicion ndërkombëtar, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Ky operacion është aksioni më i madh ushtarak i ndërmarrë që nga viti 2011 kur u tërhoqen forcat amerikane.  E nëse mbyllet me sukses do të jetë një nga goditjet më të forta për ISIS pasi Mosuli është bastioni i fundit i shtetit islamik në Irak.

Pikërisht në Mosul lideri i ISIS al Bagdat  shpalli krijimin e kalifatiit.Ndërkohë Kombet e Bashkuara kanë shprehur “shqetësimin për sigurinë e rreth 1.5 milion banorëve në zone të cilët mund të përdoren si mburojë njerëzore nga forcat e ISIS. Këto të fundit nuk i lejojnë banorët të largohen nga qyteti.

Pikërisht sa i përket betejës në Mosul, ministri i mbrojtjes francez u shpreh se në 25 tetor në Paris do të mbahet një mbledhje ku në qendër të diskutimeve do të jetë koalicioni ushtarak anti isis.

Ndërkohë forcat rebele siriane të mbështetura nga Turqia kanë çliruar qytetin Dabiq i cili ishte në duart e shtetit islamik.

Ky qytet është i rëndësishëm për shkak të pozicionit gjeostrategjik pasi shtrihet mes Alepos dhe kufirit turko-sirian por edhe sepse është vendi ku sipas profecisë  do të ndodhe edhe përplasja finale mes fesë islame dhe të pafeve, betejë e cila do të përfundojë me fitoren e muslimanëve.

[gallery]19140[/gallery]

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Rregullorja për policët italianë në qendrat e emigrantëve: Shmanguni grave dhe kujdes se si flisni, pasi shqiptarët dinë të gjithë italisht!

Rregullorja për policët italianë në qendrat e emigrantëve: Shmanguni grave dhe kujdes se si flisni, pasi shqiptarët dinë të gjithë italisht!