Konflikti në Kuvend-Ja çfarë kërkon prokuroria për deputetët Ndoka dhe Ndreu
TIRANË, 20 Maj/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Prokuroria e Përgjithshme kërkon shpalljen fajtor të shtetasve Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, me funksion deputet, dhe dënimin e tyre përkatësisht me 1 vit burgim (Ndoka) dhe 8 muaj burgim (Ndreu), të akuzuar për konsumimin e elementëve të veprës penale parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal, “Goditje për shkak të detyrës” në dëm të […]
Prokuroria e Përgjithshme kërkon shpalljen fajtor të shtetasve Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, me funksion deputet, dhe dënimin e tyre përkatësisht me 1 vit burgim (Ndoka) dhe 8 muaj burgim (Ndreu), të akuzuar për konsumimin e elementëve të veprës penale parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal, "Goditje për shkak të detyrës" në dëm të shtetasit Gent Strazimiri, me funksion deputet, ngjarje e ndodhur në datë 10.07.2014 në ambjentet e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë.
Në konkluzionet e saj prezantuar ditën e Mërkurë para Gjykatës së Lartë, Prokuroria e Përgjithshme kërkoi që, në bazë të nenit 63 të Kodit Penal,nëse të akuzuarit japin pëlqimin e tyre, të pezullohet dënimi me burgim dhe zëvendësimin e tij me detyrimin për të përmbushur një punë në interes publik, me pëlqimin e tij dhe pa shpërblim, në favor të interesit publik, në një masë të përgjithshme prej 150 orë pune për shtetasin Arben Ndoka dhe 80 orë pune për shtetasin Pjerin Ndreu.
Prokuroria e Përgjithshme, në përfundim të gjykimit, ka argumentuar se deputeti Strazimiri është goditur për shkak të detyrës nga dy kolegët e tij, Ndoka e Ndreu, si pasojë e deklarimeve që ka bërë gjatë fjalës së mbajtur në seancën plenare të datës 10.07.2014, ku, ndër të tjera, ka përmendur faktin se në Parlamentin e Shqipërisë ka persona me rekorde kriminale, por pa përmendur nominalisht se për cilët bëhej fjalë. Menjëherë pas fjalës së tij, deputeti Strazimir ka dalë nga salla plenare në ambjentet e një korridori të brendshëm, ku fillimisht është goditur me grushta dy herë në fytyrë nga deputeti Arben Ndoka. Pak çaste më vonë, ai është goditur me shpullë në pjesën e pasme të kokës edhe nga deputeti Pjerin Ndreu.
Sipas hetimit dhe më tej gjatë gjykimit, Prokuroria ka administruar prova dhe dëshmi, në bazë të të cilave ka krijuar bindjen se të pandehurit kanë goditur të dëmtuarin për shkak të deklarimeve që ky i fundit ka bërë në sallën e Kuvendit. Kjo, sipas argumentave të Prokurorisë, bazohet në faktin se ndërmjet personave nuk ka pasur më parë konflikte dhe se, në momentin e konsumimit të veprës penale, dy deputetët e akuzuar nuk kanë pasur asnjë komunikim me deputetin e dëmtuar, por e kanë goditur menjëherë. Dinamika e ngjarjes është provuar në bazë të dëshmive të personave të pranishëm, si edhe nga pamjet filmike të administruara gjatë hetimit dhe të paraqitura në gjykim./atsh/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.1%
-
Jo
32.3%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 679
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Koleksioni i 300 objekteve shqiptare në Muzeun Etnografik të Budapestit, në qershor në Shkodër
22 Janar, 21:22
-
Zbulohet çfarë shkruhet në letrën që Joe Biden i la Trumpit në Zyrën Ovale
22 Janar, 21:16
-
Champions League/ Shakhtar 'i vjedh këpucët' Brestit, fiton edhe Leipzig kundër Sporting! Sot PSG - City, në fushë Interi dhe Milani
22 Janar, 21:04
-
Pentagoni do të dërgojë 1.500 trupa aktive në kufirin me Meksikën, thonë zyrtarët
22 Janar, 20:54
-
Lëvizja Vetëvendosje: Kosova, në disavantazh përballë Serbisë për faj të Biden! Richard Grenell: E komplimentuat 4 vite dhe shkonit në konventat e tij
22 Janar, 20:38
-
Princ Leka u dënua me 16 muaj shërbim prove, Partia e Legalitetit: Ai është figurë e kulluar, u dënua nga komunistët
22 Janar, 20:35
-
Derbi shqiptar në Champions League, Asllani dhe Laçi sfidojnë njëri-tjetrin nga minuta e parë! Kristjani fiton besimin e Inzaghit
22 Janar, 20:30
-
Raporti: Kina dhe Izraeli kryesojnë vendet që burgosin gazetarët
22 Janar, 20:10
-
Heqja e taksave për resortet me 4-5 yje, ‘Djathtas 1912’: Abuzim i mazhorancës afër 11 Majit, i shërben dhe favorizon një grup të vogël interesi!
22 Janar, 20:04
-
Kina përgatitet për një luftë të mundshme tregtare pasi presidenti Trump kërcënon të vendosë tarifa
22 Janar, 20:03
-
Australian Open/ Jannik Sinner i pamposhtur, fiton kundër De Minaur dhe gjen Shelton në gjysmëfinale
22 Janar, 19:57
-
VKM/ Trajnimi i rekrutëve të rinj të Ukrainës, 8 ushtarakë shqiptarë pjesë e misionit në Mbretërinë e Bashkuar
22 Janar, 19:47