Keir Starmer

Ulja e tensioneve me Iranin është çelësi për të frenuar rritjen e çmimeve të naftës dhe pasojat për ekonominë. Kështu u shpreh kryeministri britanik Keir Starmer gjatë seancës së përjavshme në Dhomën e Komunëve.

Sipas Starmer, në këtë moment gjëja më e rëndësishme është de-eskalimi i luftës në Lindjen e Mesme, pasi përshkallëzimi i konfliktit po rrit kostot e energjisë.

Kryeministri britanik mbrojti gjithashtu vendimin e qeverisë së tij për të mos u bashkuar drejtpërdrejt me sulmet fillestare kundër Iranit.  Starmer shtoi se Londra është kundër regjimit në Teheran dhe mbështet aleatët e saj, por nuk ka ndërmend të përfshihet në një tjetër luftë jashtë vendit.

Në të njëjtën kohë, kryeministri konfirmoi se akciza mbi karburantin në Britani do të mbetet e ngrirë deri në shtator dhe se qeveria do të vazhdojë të ndjekë situatën duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në Iran.


Lajmi kryesor:

Irani sulmon 3 anije në Hormuz: Bota duhet të përgatitet për naftën në 200 $ për fuçi! Godet bazat e SHBA në të gjithë Lindjen e Mesme! Shpërthim në aeroportin e Dubait