Konflikti në Siri, OKB e pafuqishme
Rusia akuzohet për krime lufte

Konflikti në Siri, OKB e pafuqishme<br />Rusia akuzohet për krime lufte
Siria vijon të jetë në mëshirë të fatit pasi asnjë marrëveshje nuk po arrin t’i jap fund konfliktit që çdo ditë vret me mijëra njerëz.
“ I zhgënjyer  pasi  marrëveshja e armëpushimit të dështoi. Tashmë në Aleppo nuk mund të numërohen më viktimat, kudo mbretëron kaosi” kështu u shpreh Stefan De Mistura i dërguari special i OKB.  

Më tej, De mistura kërkon të paktën 48 orë armëpushim në mënyrë që  të shpërndahen ndihmat humanitare dhe të merren të plagosurit.  Ndërkohë Kremlini mbështet forcat e qeverisë së Bashar al-assad ndërsa ky i fundit akuzon Amerikën se i ka bombarduar qëllimisht forcat e tyre.  

Së fundmi, Britania dhe Franca akuzojnë Rusinë  për krime lufte.  Me to u bashkua edhe Ambasadorja amerikane në OKB Samantha Power që akuzon Rusinë për sulme barabare . Power tha se Rusia, e cila mbështet regjimin e presidentit sirian Bashar al-Assad, prej kohësh ka pasur fuqinë të ndalojë vuajtjet në Siri por nuk ka ndalur.

Ndërkohë bombardimet nuk kanë të ndalur në shumë prej lagjeve të Sirisë. Organizatata ndërkombëtae denoncojnë se po përdoren  bomba me fosfor ndersa  njerezit ndodhen në shtetrrethim në kushte të vështira jetese.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt

Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt