Konflikti në Siri, s'ka marrëveshje
për armëpushim, vijojnë sulmet 

Konflikti në Siri, s'ka marrëveshje<br />për armëpushim, vijojnë sulmet 
Ende asnjë marrëveshje për armëpushim në Siri edhe pse takimi ndërkombëtar i mbledhur për të diskutuar çështjen siriane në New York përfundoi.

Shpresat janë të pakta ndërsa qeveria e Presidentit Bashar al Assad kanë njoftuar një tjetër sulm mbi kryeqytetin Aleppo. Ndërkohë sërish pritet një takim mes Washingttonit dhe Moskës të cilat mund të hedhin sërish hipotezat për një marrëveshje të mundshme.

E vetmja mënyrë për të arritur armëpushim në Siri është që Rusia të jetë serioze” u shpreh sekretari amerikan i shtetit John Kerry.

Ndërkohë ministri i jashtëm gjerman Steinmair deklaroi se takimi nuk arriti të prodhonte asnjë rezultat dhe është e nevojshme dyfishimi i forcave.

Marrëdhëniet mes SHBA dhe Rusisë vijojnë të jenë të tensionuara sa i përket konfliktit në Siri pasi të dyja palë fajësojnë njëra tjetrën për sulme nga ajri vetëm pak ditë pas përfundimit të armëpushimit i cili zgjati vetëm 7 ditë.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin