Konflikti në Siri, SHBA ndërpret
komunikimin bilateral me Rusinë

Konflikti në Siri, SHBA ndërpret<br />komunikimin bilateral me Rusinë
Departamenti Amerikan i Shtetit pezullon marrëdhëniet bilaterale me Rusinë sa i përket bisedimeve për konfliktin në Siri.  Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest i cili theksoi  se situata në Siri është shumë shqetësuese dhe Washingtoni e humbi durimin me Rusinë dhe duhet një tranzicion politik . Sipas tij  Moska dhe regjimi i Assad vendosën të ndjekin zgjidhjen ushtarake  duke shkaktuar vetëm viktima dhe dëme.

Në komunikatën e Departamentit të Shtetit thuhet se ky vendim nuk u mor lehtë dhe sigurisht nuk përmendet pezullimi i paktit për plutoniumin nga Rusia si shkak.Ndërprerja  e komunikimeve bilaterale  u konfirmua edhe  Rusia  e cila  u shpreh se ishte Washingtoni që nuk respektoi marrëveshjen dhe tashmë kërkon t’ia hedh fajin dikujt tjetër. “ Me SHBA nuk jemi në luftë të ftohtë”siguroi ambasadori rus në OKB, Churkin.

Ndërkohë sulmet ajrore nuk kanë të ndalur në Siri ku cdo ditë humbin jetën dhjetra njerëz, shkatërrohen spitale, banesa, shkolla ndersa mbijetesa bëhet gjithmonë e më e vështirë.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme