MAT- Konflikti për motivet e pronësisë shënoi vrasjen tjetër. Krimi është shënuar pas mesnatës së të enjtes, në fshatin Xibër Hane, komuna Xibër e Matit, kur 32 vjeçari Medi Tahiri, qëlloi me armë zjarri komshiun 70 vjeçarin, Liman Diku.

Policia thotë se vrasja është kryer me çifte dhe mes dy personave ka pasur një konflikt të hershëm të pronësisë. Pas krimit policia arriti të arrestojë autorin e krimit.