FIER – Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Fierit, ku një 60 vjeçar u vra në banesën e tij, nga ish dhëndri. Ngjarja ka marrë përmasa më të mëdha pasi ish dhëndri i identifikuar si Gentjan Nushi, më tej ka vrarë veten.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Seman të Fierit rreth orës 11:30, ndërsa mësohet se personi i vrarë është shtetasi Miço Koçi, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Fierit.
Gentiani ishte i divorcuar prej dy vitesh nga vajza e 60 vjeçarit, ndërsa nga kjo martesë kishin 2 fëmijë (djem). Shtëpitë e Gentian Nushit dhe Miço Koçit ishin ballë për ballë me njëra-tjetrën, ku pas vrasjes së ish vjehrrit, Nushi ka shkuar në banesën e tij ku ka vrarë edhe veten.
Nushi jetonte me ish-gruan e tij në Greqi, sëbashku me dy djemtë, por pas divorcit për konflikte që kanë pasur si bazë problemet ekonomike, Nushi ishte kthyer në fshat prej tre muajsh. Ndërkohë, ish bashkëshortja e tij, dhe njëkohësisht vajza e 60 vjeçarit, jeton në Greqi me 2 fëmijët e saj.
Ndërkaq, dyshohet se shkak mund të kenë qenë problemet familjare që kishin si pasojë e divorcit, pasi konfliktet mes familjeve vazhdonin pasi dhëndri dyshonte se shkaktrari i ndarjes ishte vetë vjehrri i tij.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com