Përplasja me armë për kromin në Bulqizë, policia arreston 4 persona vetëm pas 14 muajve! 3 në burg dhe 1 në 'arrest shtëpie' (EMRAT)

Përplasja me armë për kromin në Bulqizë, policia arreston 4 persona vetëm pas 14 muajve! 3 në burg dhe 1 në 'arrest shtëpie' (EMRAT)

Shaqir Tollja dhe automjeti i Erlind Tolljas

Policia e Dibrës ka finalizuar operacionin e koduar ‘Liqeni i Zi’ në kuadër të të cilit janë lënë në burg tre persona ndërsa një tjetër në arrest shtëpie. Më konkretisht, arrest me burg është caktuar për Shaqir Tollja, Erlind Tollja dhe Loraldo Lika ndërsa për Aleksandër Algerin është caktuar masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur dy vite më parë në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, ku për shkak të një konflikti të mëparshëm për kromin, Shaqir Tollja me kushëririn e tij Erlind Tollja teksa udhëtonin me automjetin e tyre janë përplasur me armë zjarri me Besmir Zenelin dhe Aleksandër Algerin.

Konfliktet e Tolljas dhe Zenelit
Familjet Tollja dhe Zeneli kanë konflikte të vjetra për fabrikën e Ferrokromit në Tërnovë e cila është në pronësi të familjes Tollja, dy vite më parë autori i atentatit, Besmir Zeneli ka rrahur djalin e Shaqirt, 15-vjeçar.

Gjatë atentatit të dy viteve më parë, autori  ka ndjekur makinën e Erlind Tollës ku dhe ka qëlluar me armë zjarri ndaj Erlind dhe Shaqir Tollës, kushërinj mes tyre. Dy personat, shënjestër të këtij atentati u shoqëruan për të dhënë dëshminë pranë grupit hetimor.

Ndërkohë në një bisedë për Report Tv, Shaqir Tollja, i cili i shpëtoi atentatit, tha asokohe se Besmir Zeneli e ka rrahur më parë atë dhe djalin e tij 15-vjeçar dhe pas denoncimit në polici nuk është bërë asgjë pasi dyshon se e mbron shefi i komisariatit.

"Fabrikën e përpunimit të kromit nuk e ka familja ime, por kushërinjtë. Vetëm se kemi mbiemrin e njëjtë, Besmir Zeneli na sulmon më mënyrë të vazhdueshme. Në gusht ka qëlluar djalin tim 15 vjeç, në shtator më ka rrahur mua dhe tani tentoi të vrasë djalin tim 26 vjeç. Fabrika e ferrokromit është aktualisht e mbyllur por më parë ka qenë në bashkëpronësi mes  Zenelit dhe kushërinjve të mi. Unë jam minator, nuk kam fabrikë. Zenelin e kam denoncuar në polici në gusht, por policia nuk ka marrë asnjë masë. Dyshojmë se ka lidhje me shefin e komisariatit. Ende nuk është arrestuar edhe pas ngjarjes së sotme"-deklaronte asokohe Tollja.

Policia e Dibrës deklaron se personat në fjalë akuzohen për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, e kryer në bashkëpunim,  e mbetur në tentativë, “Mbatje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

"Nga tërësia e  veprimeve hetimore të kryera, informacionet e marra në rrugë operative dhe provave ligjore(shkencore) të siguruara, është arritur të dokumentohet ngjarja e ndodhur në datën  20 nëntor 2020, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë , ku për shkak  të një konflikti të mëparshëm  për motive pronësie, shtetasit Sh. T. dhe  E. T., duke udhëtuar me automjetin e tyre, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që udhëtonin shtetasit B. S.(Z), dhe A. A.,  të cilët u janë kundërpërgjigjur duke qëlluar  me armë zjarri. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në këtë ngjarje është përfshirë dhe shtetasi L. L., i cili ka kryer veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës. Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër e cila ka caktuar masat e sigurimit të arrestit për këto shtetas si të dyshuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, e kryer në bashkëpunim,  e mbetur në tentativë, “Mbatje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”."-njofton Policia.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat