-
Përplasja me armë për kromin në Bulqizë, policia arreston 4 persona vetëm pas 14 muajve! 3 në burg dhe 1 në 'arrest shtëpie' (EMRAT)
Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur dy vite më parë në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, ku për shkak të një konflikti të mëparshëm për kromin, Shaqir Tollja me kushëririn e tij Erlind Tollja teksa udhëtonin me automjetin e tyre janë përplasur me armë zjarri me Besmir Zenelin dhe Aleksandër Algerin.
25 Janar 2022, 09:03 -
Sherri për kromin, foto e makinës së autorit të dyshuar, ka shenja plumbash! Flet i vëllai: Tollajt qëlluan të parët, Besmiri u kundërpërgjigj! Shaqir Tollja: Pala tjetër ka miq në shtet
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin me armë ndodhur një ditë më parë në Bulqizë, ku fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur. Gjithçka ka lindur mes fisit Zenelit dhe Tollja për fabrikën e kromit, konflikti i lindur që prej muajt gusht 2020 që pas kërcënimeve përfundoi me atentat ditën e djeshme. Të kontaktuar nga Report Tv, të dyja palë kanë dhënë versione të ndryshme në lidhje me ngjarjes, por që të dyja shprehen se gjithçka ka nisur për kromin.
21 Nëntor 2020, 13:14 -
Bulqizë, atentat pas sherreve për fabrikën e Ferrokromit, shpëtojnë dy kushërinjtë/ Flet një prej shënjestrave: Autori më ka rrahur mua dhe djalin muaj më parë, dyshoj se atë e mbron shefi i komisariatit (EMRA+FOTO)
Një tentative për vrasje u shënua mesditën e kësaj të premteje në dalje të qytetit të vjetër, ku burime nga policia thonë se shënjestër e atentatit ka qenë Erlind dhe Shaqir Tollja, ndërsa është shpallur në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, Besmir Zeneli. Burime nga policia e Bulqizës thonë për Report Tv se Besmir Zeneli i ka ndjekur për disa km dhe ka qëlluar disa here në drejtim të makinës deri në hyrje të qytetit. Pas atentatit, autori është larguar, duke braktisur mjetin e tij.
20 Nëntor 2020, 14:56