Konflikti Siri, nuk ndalen sulmet 
Të paktën 100 viktima,13 fëmijë 

Konflikti Siri, nuk ndalen sulmet <br />Të paktën 100 viktima,13 fëmijë 
Vetëm një ditë pas arritjes së marrëveshjes  së SHBA dhe Rusisë për armëpushim në Siri nuk kanë të ndalur sulmet.  Të paktën 100 persona mes tyre 13 fëmijë  u vranë gjatë sulmeve ajrore të 24 orëve të fundit.Sulmet ndodhën në një market në Idlib ku mbetën të vrarë 60 persona ndërsa 40 të tjerë humbën jetën  gjatë një atentati në Aleppo.

Ndërkohë këtë të hënë pritet të nisë armëpushimi 10 ditor i cili do të koordinojë sulmet ajrore kundra xhihadistëve. Turqia dhe BE mirëpritën marrëveshjen e arritur ditën e djeshme nga diplomatët amerikanë dhe rus. Po ashtu mediat vendase bëjnë me dije se edhe qeveria e Assad e firmosi dakortësinë e arritur. Konflikti në Siri ka nisur 5 vite më parë  për të kundërshtuar qeverinë e Assad e deri më tani kjo luftë  ka marrë jetën e mijëra personave.


Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri