Konflikti sirian,marrëveshje paqeje
SHBA-Rusi, të hënën armëpushim

Konflikti sirian,marrëveshje paqeje<br />SHBA-Rusi, të hënën armëpushim
SHBA dhe Rusia kanë hartuar një plan për të ndalur apo për të lehtësuar të paktën trazirat në Siri duke i dhënë fund konfliktit që ka nisur që në vitin 2011 dhe ka shkaktuar të paktën 290 mijë të vdekur.
Konfirmimi erdhi nga Gjeneva pas një maratone negocitatash mes sekretarit amerikan të shtetit John Kerry dhe  ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov. Parashikohet që armëpushimi të hyjë në fuqi këtë të hënë çka përkon edhe me festën muslimane dhe fundin e pelegrinazhit në Mekë.

“SHBA dhe Rusia arritën një marrëveshje cka shpresojmë se do të reduktojë dhunën dhe do ti hapë rrugën  paqes e do ti jap fund tranzicionit politik në Siri” u shpreh kreu i diplomacisë së Washingtonit.

Më pas ai shtoi se  ka besimin se Rusia mund të ushtrojë presion mbi regjimin e e Assad çka mund t'i japë fund konfliktit. John Kerry tha se armëpushimi  do të respektohet një jave nga forcat amerikane të cilat bashkëpunojnë me ato ruset në luftën kundra shtetit ismalik dhe grupeve të tjera terroriste.  Një bashkëpunim i tillë merr një tjetër rëndësi pasi  prej kohësh Moska dhe Washingtoni përplaseshin mes tyre pasi Rusia mbështeste presidentin Assad ndërsa SHBA rebelët.

Nga ana tjetër ministri i jashtën rus Lavrov garantoi se Assad është i gatshëm të zbatojë marrëveshjen pavarsisht përplasjeve.

Marrëveshja parashikon mes të tjerash krijimin e një qendre të përbashkët inteligjence mes Moskës dhe Washingtonit e cila do të koordinojë operacionet në terren.



Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri