Tensionet Ukrainë-Rusi, presidenti ukrainas: Nuk na frikëson asnjë ushtri
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy
Gjatë fjalimit të tij për Vitin e Ri, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, kundërshtoi grumbullimin e forcave ruse, që janë vendosur në kufi me Ukrainën.
“Ne nuk na frikëson asnjë ushtri në asnjërën anë të kufirit”, tha ai, “sepse një ushtri e madhe në anën tonë të kufirit na mbron ne”.
Komentet e tij vijnë në kohën e rritjes së tensioneve ndërmjet Moskës dhe Perëndimit lidhur me grumbullimin e trupave ruse dhe me kërkesat e Moskës për “garanci të gjera të sigurisë” në Evropë dhe Azinë Qendrore.
Autoritetet në Kiev kanë shprehur shqetësimet se Rusia gjatë javëve në vijim mund ta pushtojë Ukrainën.
Zelenskiy tha se “qëllimi kryesor” i Qeverisë ukrainase mbetet dhënia fund e luftës ndërmjet Kievit dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës. Ai premtoi se “viti 2022 do të jetë vit më i mirë”.
Presidenti ukrainas shprehu bindjen se Krimea “një ditë” do t’i kthehej kontrollit të Kievit.
“Ne mund të themi se e kemi rikthyer Krimenë në agjendën botërore dhe një ditë ne do të mund të themi se ia kemi kthyer Krimenë Ukrainës”, tha Zelenskiy. “Dhe është e rëndësishme që të kthehen të gjithë të burgosurit. Që të gjithë”, shtoi ai.
Zelenskiy shprehu mbështetjen për qytetarët e rajonit të Krimesë, që është i okupuar nga Rusia, të cilët janë arrestuar nga autoritetet ruse.
Ai tha se “ata nuk humbën dinjitetin e tyre dhe thanë të vërtetën për Krimenë, gjë për të cilën humbën lirinë e tyre”.
Teksa presidenti ukrainas po fliste, në video doli edhe klipi i korrespondetit të Radios Evropa e Lirë, Vladyslav Yesypenko, që ishte ndaluar në Krime në mars dhe ka thënë se ishte torturuar në kohën sa kishte qenë në mbajtje nga autoritetet./REL
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4415
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dorëheqja e kryeministrit serb, Bilalli: Sjell zgjedhje të reja, fushata në Kosovë në fazë të nxehtë! Trump 3 oferta Rusisë për paqe me Ukrainën
28 Janar, 18:49
-
Sekretari i NATO-s, Marc Rutte: Kërcënimi rus është real! Vendet anëtare të Aleancës të rrisin shpenzimet
27 Janar, 20:09
-
Shtatë-ditëshi i parë i ‘Trump 2’/ Eksperti Krisafi: Jep përshtypjen se në 1 javë ka bërë më shumë se Biden në 4 vite! S'ka asnjë ide si mund t’i japë fund luftës në Ukrainë
27 Janar, 20:02
-
BE zgjat edhe për 6 muaj të tjerë sanksionet ndaj Rusisë
27 Janar, 14:38
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Fokusi i Presidentit Trump në Groenlandë për shkak të militarizimit të rajonit nga Rusia
24 Janar, 22:05
-
Putin: I gatshëm për dialog, Zelensky të revokojë vendimin për ndalimin e negociatave me Moskën
24 Janar, 16:55
-
Putin: Trump, lider inteligjent! I hapur për bashkëpunim me të për Ukrainën! Iu vodh fitorja në vitin 2020, nëse do rizgjidhej s’do kishte luftë
24 Janar, 16:54
-
Lufta/ Sulme ajrore ruse në Kiev, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur, 121 dronë ukrainas u rrëzuan nga Moska
24 Janar, 08:37
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01
-
Trump paralajmëroi Rusinë për sanksione të reja nëse nuk arrihet marrëveshja për fundin e luftës në Ukrainë, Kremlini: Mbetemi të gatshëm për dialog
23 Janar, 14:32
-
Mark Rutte: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të sillte pasoja të mëdha për NATO-n
23 Janar, 12:07
E vetmja deshire e Ukrahines eshte qe ta fusin Evropen dhe Ameriken ne nji lufte Kunder Rusise por nuk flasin te verteten per luften e Ukrahines se bshku me Rusine kunder Polonise kur ja aneksuan nji pjese te polonise lindore me mijera oficiere te vrare Poloneze,keta jane vellezrit e Vucicit.por nese duan qe njerezimit ti vjen fundi le te fillojne luften kunder Rusise po vet nuk guxojne .
PërgjigjuPrandaj u lepiheni Amerikaneve ju se nuk keni frike legena
Përgjigju