Thesari ka paralajmëruar se mund të arrinte kufirin prej 16,4 trilion dollarësh të borxhit në fund të shkurtit apo marsit, dhe Kongresi e ka autorizuar tashmë të kalojë përtej kësaj shifre.
Analistët thonë se kalimi i projektligjit mund të lejojë qeverinë të huazojë rreth 450 miliard dollarë, për të paguar interesat e borxhit aktual, si dhe për të plotësuar detyrimet e Sigurimeve Sociale dhe pagat e qeverisë.
Gjithashtu Shtëpia e Bardhë sinjalizoi javën e kaluar se kishte aprovuar masat afatshkurtra, që do të shmangnin mundësinë e mospagimit. Ndërkohë 1 muaj më parë, Kongresi dhe Shtëpia e Bardhë arritën një marrëveshje të minutave të fundit për të parandaluar të ashtuquajturën shkëmbi fiskal një kombinim i shkurtimeve të shpenzimeve dhe rritjen e taksave, gjë që do të kishte patur një ndikim të madh në ekonominë e brishtë.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)