Kongresi i 26-të Botëror i Postave në
Stamboll, pjesë dhe Posta Shqiptare

Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi mori pjesë në Kongresin e 26-të të Unionit të Përbotshëm të Postave (UPU), zhvilluar më 20 Shtator- 7 Tetor 2016, në Stamboll, Turqi.

Pjesëmarrës në këtë kongres ishin personalitete dhe autoritete të larta të shtetit turk, Kryeministri Yildirim, ministra të shumë shteteve anëtare dhe titullarë të institucioneve postare nga 192 vende të ndryshme të botës, si dhe aktorë të tjerë të tregut postar ndërkombëtar.

Çështjet kryesore të cilat u diskutuan nga pjesëmarrësit në konferencë, lidhen me sfidat që përballet dhe mundësitë që ofron sektori postar, identifikimi i klientëve dhe tregjeve potenciale, si dhe cilat modele biznesi duhet të implementohen për t’iu përshtatur sa më mirë kërkesës së tregut dhe trendeve të zhvillimit ekonomik dhe financiar botëror.

Këtë kongres e përshëndeti edhe Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare Lazimi, i cili gjatë fjalës së tij theksoi rëndësinë e këtij aktiviteti në plan ndërkombëtar, ku secili aktor ka dhe jep kontributin e tij.

Lazimi gjatë takimeve dhe diskutimeve theksoi nismat dhe projektet e ndërmarra nga Posta Shqiptare mbi dixhitalizimin e shërbimeve postare dhe financiare, zhvillimin e një platforme të re gjithëpërfshirëse për mbështetjen e zhvillimit të tregtisë elektronike (e-commerce), projekti i pagesave nëpërmjet telefonit (mobile payment platform) si një instrument i rëndësishëm në përfshirjen financiare të të gjithë qytetarëve, etj. Gjithashtu, me të pranishmit u nda projekt ideja e krijimit në një plan afat-mesëm të PostBank, e cila do të kishte një impakt të rëndësishëm për sektorin financiar bankar në vend.

Në panelet e mbajtura gjatë kongresit u diskutuan një sërë çështjesh si: risitë dhe invovacioni në shërbimet postare dhe financiare, sfidat e tregtisë elektronike (e-commerce), krijimi i lehtësirave në tregti dhe zhvillimi i sektorit të bizneseve të vogla dhe të mesme (SME) nëpërmjet rrjetit postar, përfshirja financiare dhe shërbimet financiare nëpërmjet postës, si dhe roli i shtetit në zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori. Për më tepër, u vlerësua kontributi i sektorit postar në ekonominë lokale, rajonale dhe ndërkombëtare në tre dimensione, në atë ekonomik, social dhe ambjental.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Ardit Bido: Vota e shqiptarëve ishte një sfidë për ty, Vangjel, Përgjigju!