Kongresi i gjinekologëve,
problem lindjet e parakohshme
Parandalimi i lindjeve të parakohshme dhe mundësitë e reduktimit të vdekshmërisë foshnjore kanë mbledhur në kongresin e 7-të, mjekët më të mirë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia.
TIRANE- Parandalimi i lindjeve të parakohshme dhe mundësitë e reduktimit të vdekshmërisë foshnjore kanë mbledhur në kongresin e 7-të, mjekët më të mirë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia. Në qëndër të diskutimeve të këtij kongresi ka qënë shëndeti i nënës dhe fëmijës, megjithëse ashtu siç u theksua nga mjekët avancimi i teknologjisë ka çuar në parandalimin e fëmijëve handikapë.
“Kjo lidhet kryesisht me vlerësimin e hershëm për gruan dhe bebin e saj, diagnostikimin e hershem të anomalive fetale, si dhe masat parandaluese dhe trajtimin e kujdesshëm për të porsalindurit me peshë të vogël
”, ka theksuar gjinekologu Orion Gliozheni. Problem për Gliozhenin vazhdojnë të jenë lindjet e parakohshme, çka rrisin rriskun e jetëgjatësisë së bebit. “Vdekshmëria tek të lindurit me peshë të ulët është rreth 40 herë më e lartë se ajo e fëmijëve të lindur në kohë”, theksoi doktor Gliozheni. Zv.Ministria e Shëndetësisë Milva Konomi, ka vlerësuar lehtësirat monetare të vendosura nga shteti në dispozicion të grave shtatzëna, siç janë ekot falas dhe analizat në periudhën e shtatzanisë.
“Tashmë në privat kemi metodat e fekondimit in vitro, gjë e cila do të bëhet e mundur edhe në sektorin publik dhe kjo është një nga arritjet që masa e shkencëtarëve në Shqipëri ka bërë”, ka deklaruar Ikonomi. Sipas zv/ministres prioritet për të ardhmen ngelet infrastruktura spitalore që do të vijë me investime bashkëkohore. Gjatë konferencës është diskutuar edhe mbi nivelin e informacionit mbi shtatëzaninë nga vajzat dhe gratë dhe trajtimin e këtyre çështjeve në media. Në diskutimin mbi këtë çështje dhe përballjen e publikut me këto informacione ka referuar gjatë konferencës gazetari
Carlo Bollino.
“Çështjet e shëndëtësisë kanë gjithë interesin tonë në media. Kontributi që ne duhet të japim fillon nga një bashkëpunim reciprok, nga një shkëmbim informacioni më të ngushtë”, është shprehur Bollino. Sipas gazetarit, gruaja përveç rolit të rëndësishëm që gëzon në familje, shoqëri dhe ekonomi, duhet të respektohet edhe për kompetencat e veçanta që i ka caktuar Zoti. Konferenca do të zgjasë nga data 14 deri në 16 mars.
Shkrimi u publikua sot (15.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
46.7%
-
Jo
42%
-
Nuk e di
11.3%
Vota total: 591
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Belind Këlliçi përgënjeshtron Sali Berishën: Çfarë ambicie ka për të ardhmen e PD-së?
15 Mars, 12:06
-
Carlo Bollino: Çfarë ''krimi'' duhet të ketë kryer një gazetar që të dënohet me 32 vite linçim publik nga makineria e baltës së Sali Berishës?
14 Mars, 14:36
-
Berisha ndryshon planin: Heq dorë nga ëndrra për t'u bërë kryeministër, tani do të kandidojë për kryetar bashkie në Durrës
5 Mars, 22:46
-
"Metoda Bollino", skema kriminale e shpifjeve dhe kërcënimeve publike e ideuar nga Berisha për të trembur çdo kundërshtar
3 Mars, 16:44
-
Hetues Këlliçi vijon me bullizimin pasi nuk gjen dot 3 prova për t’i shpëtuar dënimit në gjyqin me gazetarin Carlo Bollino
26 Shkurt, 17:39
-
Carlo Bollino: Kërcënimi real i SPAK-ut vjen nga Berisha! Ai nuk harron dhe mendon hakmarrjen
25 Shkurt, 19:40
-
Carlo Bollino: Sot në Gjykatën Penale kam refuzuar çdo pajtim me Belind Këlliçin dhe Jamarbër Malltezin! Tani gjyqi ndaj tyre për shpifje dhe fyerje do të vazhdojë edhe me një prokuror në sallë
25 Shkurt, 10:23
-
Carlo Bollino: Standardi i dyfishtë i klanit Berisha, herë për të qeshur, herë për të vjellë
18 Shkurt, 12:18
-
Carlo Bollino: SPAK, kush e kontrollon sot kontrolluesin? Harresat serioze në ligj dhe një mënyrë e zgjidhjes
15 Shkurt, 17:51
-
Carlo Bollino: Protesta madhështore dështoi, mbeti një miting partiak pa entuziazëm
8 Shkurt, 20:07
-
Avokati Beqiri: Belind Këlliçi mafioz i kategorisë së lartë, shantazhon SPAK e BKH, ka prova! Përndjek botuesin Carlo Bollino pse investigon krimet e tij
28 Janar, 18:20
-
Carlo Bollino: Ja si Belind Këlliçi bën sot rolin e fuksit të Berishës, si dikur spiunët e Sigurimit
27 Janar, 15:50