Kongresi i PS/ Petro Koçi: Të ndajmë partinë nga ‘konflikti i interesit’! Meta një zgjedhje ‘shah-mat’, presidenti i ardhshëm duhet t’i përkasë të majtës

Katër ditë përpara se të mbahet Kongresi i PS, deputeti Petro Koçi tha në Report Tv se i ndryshimit të statutit ka për qëllim të ndajë partinë nga “konflikti i interesit” dhe të krijojë mekanizma që garantojnë demokracinë.

“Statuti është bërë më i thjeshtuar, ka futur koncepte të tjera sa i përket sekretariatit ekzekutiv në parti. Nga përvoja ime kam vënë re se armiku më I madh i demokracisë është konflikti I interesit. Ne na duhen më shumë mekanizma që të garantojmë demokracinë. Të mos jetë pushteti ai që komandon parti, por partia të jetë mekanizmi politik që e monitoron pushtetin. Këto raporte janë deformuar vitet e fundit, sidomos në nivel lokal. Pozicioni i Sekretarit Ekzekutiv mendoj se është një risi që e garanton këtë. Një strukturë partie që i nënshtrohet vlerësimit dhe opinionit të anëtarësisë. Në Kongres do të diskutohet edhe për zhvillimet e fundit në arenën ndërkombëtare. Lidhur me paketën e rezistencës sociale dhe natyrisht do t’i referohemi procesit të këshillimit kombëtar.

I ftuar në “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu, Koçi tha se presidenti i radhë duhet të jetë me sfond të majtë. Ai e cilësoi zgjedhjen e Ilir Metës ishte ‘sha-mat”, ndërsa shtoi se presidenti i radhës duhet të jetë “normal” dhe të respektojë kushtetutën.  

“Shumica e presidentëve ka qenë shumica nga e djathta. Meta ishte një lëvizje e natyrës “shah-mat” PS ishte e detyruara të zgjidhte kandidatin e ofruar nga LSI. Unë mendoj që do të jetë e udhës të zgjidhet një president me sfond të majtë. Ka liri propozimi, por mendoj se ky proces duhet të jetë një proces të demonstrojë se ne pjesa e politikës ka nxjerrë mësime nga ajo që kemi pësuar nga sjellja e presidentit të fundit. Na duhet një president normal, që është i përcaktuar qartë si euroatlantist dhe që ka dëshmuar se respektin kushtetutën, që ka bibël apo kuran kushtetutën.”, tha deputeti socialist.

I pyetur lidhur me zgjedhjen e Sali Berishës në krye të presidencës, deputeti socialist tha se kthimi mbrapa është i palejueshëm.

“Kthimi mbrapa është i palejueshëm. Ne do ecim përpara dhe natyrisht edhe për shkak të informatizimit zyrtar bashkëpunimi dhe dialogu është me PD, partinë zyrtare.”, tha Koçi

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve