Nga materiali i kësja reviste mësohet se në Trieste u mbajt një kongres ku morën pjesë shumë patriotë me kontribut të madh në çështjen Kombëtare. Për këtë kongres është shkruajtur shumë pak për të mos thënë që s’është shkruajtur fare në të kaluarën.
Ky kongres është faktikisht një ndër kongreset më të rëndësishëm i mbajtur vetëm afro gjashtë muaj mbas shpalljes së pavarësisë dhe ishte totalisht në mbrojtje të Qeverisë së Përkoheshme të Vlorës. Emrat e shqiptarëve të tubuar në këtë qytet jashtë kufinjve etnikë kombëtar kishin domethënie për kohën. Ata u tubuan për të rrahur tema kombëtare.
Në suplementin Tilindasi do të ofrojmë në tre numra procesverbalin me debatet e zbardhura gjatë këtij Kongresi, “qoftë për të përmbushur kërshërinë e lexuesve, por edhe për hir të kontestit historik dhe të mesazheve që dalin prej tij. Tekstin e procesverbalit e botojmë sipas origjinalit, pa kurrfarë ndërhyrjesh.
Diftime e Vrime Kongres Shqyptaar t’Trieshtës,1-4 marcit 1913. (Dokument autentik: Proces – verbali I mbledhjes)
PROGRAMI:
1.Te kërkohet mbas drejtësiës nji Shqypënie e Madhe (shkoqitje), e cila të jetë e zoja me jetue politikisht e ekonomisht.
2.Mbasi Vlleht që janë në rreth t’Shqypëniës e kanë çfaqun dishirin e tyne të jetojnë ne shtet t’onë te lirë, kështu edhe na, tuj i pëlqye me zemër, i përshnetojmë, vëllazënisht, si edhe të gjitha ato kombe që duën të rrnojnë në Shqypënië të Re.
3.Tuj e ditun qi Fuqiët e Medha e kanë njoftun si themel formimin e nji Shqypënies së lirë edhe qeveria e j’onë asht diftue zyrtarisht e pa anshëme në ket luftë, na në ëmën të dretësiës kërkojmë që të pushohet lufta e të hiqen rrethimet.
4.Të flitet mi të gjitha mënyrat e përgjithshëme të qeverimit.
Kongresi Shqypëtaar i Trieshtës. 1-4 marcit 1913
E ndeiuna pregatitet e 28 t’shkurtit
Në nji salon t’ “Hotel-it de la Ville” i mushun prej gjindësh rreth oreve njizet u mbaitë nji e ndeiun pregatitiet nën kryeparii t’Zotit Stef Curani, shkodranë, kryetari i komitatit themeluësi t’kongresit.
Curani xuu biseden e tuei tfaqë gjindien e pergjakëshme te Shqyperiis vuni si nye maa te parë hashkeriin e kongresisteve si nji t’perkrahun t’veprimeve t’mira e të rriedhies t’dobishme te Kongresit.
Ftoi kështu Faik Konicen me ngiatë fialen i cilli vertetoi mendimet e Curanit e tuei baa me prii interesat e larta te Atdhent, shka si t’shoshitunit kthiedhisht tuei u mbaitë nder rregulla t’mbledhieve publike” do t’vietlen me i diftne botës gjytetënore se populli shqyptaar asht i gatuëm e i piekimi per jetë politike.
Muer fialen, fletëtari, Dervish Hima, i cilli me fial të flakta pershndeti Qeverriin e Pertashme te Vlonës e tha: “Na nuk njofim t’jetër Qeverii posë asaie të çpallme prej Ismail Qemailit Fialet e uratorit janë t’prituna fort mirë, sidomos kuër u mbaitë ni “trufen” qi supdergjoishin këto ndierz n’trathtii te Besës popullit.
Leonida Losi njiti edhe ai protestat e veta.
Faik Konitza me rrugë e me pelqim te gjithve tha se nji protestë aso doret do t’i shtote randesii nji punës qi si e maar do t’ishte e thyëme, prej gjith cillit e e vuëme n’loië.
Iakë Koçi diftoi disirin qi, tuëi u baaa Kongresi ne gjii te nji gjytetit ku flitet giuka italiane, t’i u siellte nji t’pershndetun n’ket giuhë gjytetasve trieshtes, gjytetas per te cillet Kombi Shqypëtaar asht i lidhun me saaa mendyra dashuriiet per mare – dhanie t’hershme. Kongresist t’gjith marë e pelqyëne mendimin e Koēit veē Curani diftoi si “ishte maa mee urtii t’i u dergote nji t’pershndetun Franc-Iozefit, perendorit Austro-Ungariis, i cilli asht nproitori maa i madhi e mao buiari i Kombit Shqypetaar”.
Kio pikë viefti me pertrii n’nji mendyrë idhnimin e disave, t’cillët thaane si aty do t’ishem te gjith t’faa-anëshem…e per mos me e ēue giatë muër fialen Prof.Irianni Oracio, i ardhun prej Ameriket me marrë piesë n’Kongres, tui thanë:”Na jena mbledhe këtu per mproitim t’interesaev Shqypëniis e të gjitha punët t’jera vinë mbas kesaië.
Prandei tu’i i u tielle rregullave qi lypme perpara, ishte kenë mirë qi n’marrim te Kongresit, kuër t’kemi gjetë nji fiill, t’u perkuidesëshim për fytyra t’nierziis. Fialët e holla t’Prof.Iriannit pertriine nji t’trokitun duërsh t’pergjithshem e kështu e ndeiuna iu myll per me u çill ne e nesre n’dhetë t’paradites.
TAKIMI I DYTË
E ndeiuna e 1 Marcit
T’mbledhunat mbahet n’Salon Tina di Lorenco t’pellatit Dreher i cilli prej dhetë e gjysësh asht i mushun me Kongresist.
Mii tryës qi asht n’fun t’salonit due me thanë mii ndeike e tryesa t’gazetëtarve ngrehen flamuret e Shqypëniis e t’Austriis. T’gjith t’çuem n’kamë trokisin duërt paadaa e tuei britë rrnofte i dergoinë t’pershndetuna Shqypes Skanderbeut qi lindi per s’rii. Gëzimi asht aqi madh saa shumve edhe shkoinë lotët. Ngrehet kështu nji prej shqimin Shqyperiin, paraqitë helmin qi qitne keto ner nee tuei i marrë shpiirtin fmiive n’diep.
Prej oreve 11 merr fialet n’vend t’Krietarit Stef Curani i cilli i rrethuëm prej disave t’komitatit fillëtaar, i dërgou t’pershndetuna te gjithve e maron me fallenderia t’gjit t’huëve qi kaan pasë miresiin me ardhë e gazetetarve. Lypi mandei teseret (qi n’a i këthyne n’naade) per me vertetue fuqiinat mylli mledhiin qi do t’u ēilte n’tre e gjysë t’masditës per me emmue nji krietaar, dy nenkryetarë e dy sekretarë.
Kio punë n’a hani me bierrë t’gjith masditen se mbas’i u fol qi do t’epshin ree veē delegatët u kenduën ëmnat e këtyne e t’jerve e u dha marimi qi gjith e cilli do muitëte me dhanë ree e me zgiedhë mbas pelqimit:
Fazil Pasha Toptani, Fuat Be Toptani, Haki Be Qafzezi, Izet Be Ohri, Mazhar Be Toptani, Ndrek Kiçi, Nush Serreqi, Don Pjeetër Tusha, Ahmet Gjyli, Kolec Deda, Çinto Çoba, Luvigj Kodheli, Mark Kakarriqi, Zef Shantoja, Filip Pema, Stefan Ashiku, Dervish hima, Zef Schiro, Frano Chinigo, Frano Muzaqi Luvigj Jakova, Terenzio Tocci, Frano G.Kastrioti, Epaminonda Ballamaçi, Marchese d’Auletta, Kol Serreqi, Pjetër Maurea, At Foti Ballamaēi, At Fan Noli, Dr.Shunda, Zef Kurti, Pashko Muzhani, Nush Proka, Gasper Shkreli, Jak Koēi, Faik Be Konica, Dimitri Shadima, Moise Chinigo, Filip Kraja, Nikolla Ivanaj, Lek Kiri, Gjergj Shllaku, Gjek Shestani, Filip Matoja, Mark Shestani, Gjergj Zubēaj, Jak Mrkuci, Ferrara Gaetano, Ferrara Giovanni,Viasil Diamandi Engell Todri, Jusuf Maliqi, Tosun Halili, Zef Kraja, Jaja Aga Jakova, Pjetër Giadri, Ndoc Simoni, Dr.Kristo Batazo, Nyzhet Be Vrioni, Ferhat Be DragaPjetër Kakarriqi, A.Be Gjilani, Ahmet Be Pizrendi, Islam Dibra, Albert Ghica, Doher Paço, Ndrek Luka, Shaqir Mustafa, Mehmet Luli, Shan Koleka, Filip Bushati, Ndoc Dema, Hysen Draçini, Gjon Hila, Sotir Kolea, Tom Stamolla, Stefan, Kaēulini, Jak Vukaj, Pal Gjergji, Zef Marshani, Cin Pema, Pjetër Marashi, KolVukaj, Zef Gjergjaj, Ndoc Marashi, Orazio Iriani, Anselmo Lorecchio, Bajram Doklani, Nicolla Paēo, Sokrat Shkreli, Hysen Rahmi, Qerim Be Begolli, Ibrahim Kabaski, Riza Voshtini, Abdullah Struga, Ali Shefqet Beu, Pul Mashi, Dimitri Ilo, Mihal Lehova, Filip Peciu, Hil Mosi, Spartaco Camarda, Aleksi Drenova, Pjetër Koxhamani, Spiro Arapi, Filip Gjeka, Thanas Kandili, Pandeli Evangjeli, Nikolla Candzu, Vasil Dogani, Filip Zadrima, Stef Curani, Loro Ashiku, Hamdi Be Ohri, Idriz Banushi, Nush Paruca, Dimitri Mola,Pashko Spathari, Hysen Avni, Lonida Losi.
Mbasi u kënduene listat me emna, u daane letrat per me votue. U zgudhë kryetaar Hil Mosi, nenkrietaar Faik Konica e Dervish Hima, segretaar Fasil Toptani e Pandeli Evangjeli
Hil Mosi, i smuerë, tuej u falë nderës për besë qi kau kongresistat ni të, ja lëshon kimen Fajk Konicës, qi merr kryetariiu.
Fajk Konica i sjell nji pershëndetie Austriis e Italiis, qi janë tuej dhanë ndiim çashtjes shqypëtare, e difton dishirin ti dergohen telegrama kontit Borchtold, markesit Di San Giuliano, rezit e sundimtaarit t’Trieshtës. Ky mendim pelqehet prejë t’gjithve. Telegramat u rralne me këto fjalë: ”Shqypëtaart mledhun n’Kongres n’Triesht, qi perfaqësojnë t’gjithviset e Shqypëniis, si edhe t’gjita kolonjet shqypëtare t’Turkis, kamdaa zbashkut me i dergue Z.A. urimet e veta e me i diftue miradiin per interesë Z.Y. asht tuej diftue me punë per dhee t’tyne. Rumenët n’ket mbledhje bashkohen për këto urime. President i Kongresit Fajk Konica”.
Si maruene brohorimet Faik Konica thotë me emnue kreitar nderet prencin Gjon Kastrjotin Skanderbeg, markesi i Aulettes, e n’salon e pelqejnë fjalen e tij menji trokitje t’gjatë duersh.
Markesi Gjon Kastrjoti falet nderës pik s’parit per nderim t’posaçëm qi i ban kongresi, pershndedë Fuqiit qi diftojnë migësii per Shqypënii e tuej shpresue mirë per flamuer t’Shqypëtariis, qi po del n’drit mbas saa vjet s’gjedhet e myllë biseden tuej britë “Pandoftë Shqypenija” – e t’gjith kongresistat i bashkohen.
Fajk Konica perkthen n’gjuhë shqype t’folunit e krejtarit nderës qi e bani n’gjuhë frëngishte, e dërgon nji pershndedë qeveriis t’Pertashme t’Vlorës tuej protestue kundra asnuiqve t’dhees shqypëtare e per barbarizem t’tyne, e i nep fjalem kontit Taafe.
-Pse gjindem vetë këtu – thotë n’gjuhë gjermanishte konti Taafe.- Asht dashtë njja per juu qi m’kaa prue këtu e per me ju diftue simpatiim t’eme e t’miqve t’Vienës per juu. Na nemceliit kurr s’e kemi harrue se a shejte çashtja shqypëtare e kurr s’ju kemi lshue nder psime tua, e si ju edhe na dona nji Shqypënii t’foort e t’made.
T’folunit e kontit taafe, qi perkthehet n’gjuhë shqype, kje fort i pelēyem e percjellë me trokitje duersh.
Mandej nisë me folë prof. Zef Skiro. Thotë: ”unë nuk jam i zoti i fjalës s’eme n’ket çast, unë nuk dii me kalzue, o vëllazen, se shka asht tuej me ndii zemra”. Oratori qet rrënë fialen e zezë qi shqypëtarët jani barbar e ammiqet e gjutetmimit tuej diftue lulzimin e kolonjeve t’shqypëtaarve hapun ne tanë boten, qet para nevojen per Itale e t’foort, qi t’jenë prita e t’hapunit sllavismit e, tuej u sjellë aliatve t’Balcanit, thotë: Na nepni dhet vjet kohë e keni me paa se kush janë shqypëtarët.
T’mydh anit e ligjiratës t’Skiro – hit u pritë me shënd t’gjithmarshem.
Prifti, vllah Foti Ballamaēi – nji plak i math me mjeker t’gjatë bien shndetet e rumenve t’Macedoniis e ndjesiinat e tyne per shqypëtaar. I falet nderës themeluesave t’Kongresit qi i kan lanë me marrë pjesëm, e difton se vllaznit e tii nji, gjakut e nji fejet donë me jetue ne mprojsim flamorit shqypëtaar, pse veç nent shqypëtaar – popull bujaar e fisnik – ato kan per t’kënë t’liir. (Nji trokitie duersh me brime “rrnoft Rumania!” percjell biseden).
Flet mandej baroni magjar Franz Nopeza e thotë se don me folë n’gjuhë shqype per at pak qi kaa zcanë tuej ndejë saa e saa dit nder Malcoor, e tuj diftue se magjar e shqypëtaar janë kënë dikuer aljat, don me paa n’ket sheje t’mira per t’pastajmen. Shton se nuk do ta lshojnë zemra nierin per kohë t’keqe, mbosi nji t’daam i mirë nuk asht i largë.
Biseda e shkurtë e Baronit Nopeza asht e prit me rrnoftë “Hungaria”.
Prenci rumen Albert Gjika (preje fisit shqypëtaar), n’mjes heshtimit t’gjithmarshem, thotë franēezisht: “Vllazen shqypëtaar! Janë katermdhet viet qi un jam tuej i diftue Europes se ju jeni, e shkoj tuej i diftue e mjerimet tua e tuej lypë t’drejtat tua.
Sot ju keni simpatiin e t’Itales e t’Austriis, por asht edhe nji lenii tjetër qi s’do t’harrohet: asht Franca! E vertetë asht se këjo lenii asht lidhë me Rus per shum inteersa, por Franca, qi kaa nji historii aç t’bukur, nuk mund ta qesin n’harresë shejtimin e çashties shqypëtare. E test po ju diftoj nji t’ree t’gazmueshme: s’kaa shum, tesh pak javë, Ministori i Shtitresës qeveriis Rumene.
E.T.Take Jonesku, m’bani me diit se per me i ndimue shqypëtarët n’perparim. Rumenia kaa me hapë shkollë shqype n’shqypëtarii. Por une jam ushtaar e nuk e ndieku politiken as diplomaciin, e prandej po ju tham: A doni ju shqypëtaar, nipat e vertetë t’Skanderbegut t’madh, Shqypënin e madhe, me katër vilajetet e t’Kosovës, t’Shkoders, t’monastirit e t’Janinës? T’rrokim armët! Vetë jam gaadi, si nji ushtaar cilido, me i sherbye Atdhees t’parve mii. Ja konferenca e Londonit na duhet nee, jo diplomacija, por flamur, pushkë e fushekë! Prenci Gjika, qi i thotë trii fjalët e mrame n’t’amlen gjuhen shqype, çon peshë shum brohorime.
Mandej këndohen telegrame e letra t’panumes, t’derguem preje Shqypëtarve n’kater anë t’botës, per pelqim t’Kongresit. Gjithecilli telegram a leter asht shkak brohorimit. Priten me nji shënd t’posaçem nji telegram i Prenk Bib Dodës, prencit t’Mirditës, e nji tjetër i zojave t’Borgo-s Erizzo.
Shkruhen telegramet per Ministore Punve t’Jashtëme t’Austriis e t’Italiis e qi e kena qitë fjalet.
Kreitari difton se, mbas çashties t’ditës, duhet perpara me sgiedhë nji komitat pleqsijet, e, per t’kursyem kohet, paraqet me i emnue ato qi kan pasë maa shum vota sod nade n’t’sgiedhe n’t’zyres t’Presidencës. Mendimi asht i pelçyemun e kështu dalin pjestaar t’komitatit pleqesije zotniit: Stef Curani, Mark Kakarigji, Orazio Irianni, At Fan Noli, Filip Kraja, don Pjetër Tusha, Zef Skiro, don Foti Ballamaçi.
Mledhja asht shtyy per ne nesre nadje n’10 asht 7 ora mbasdite.
Shkrimi u botua sot në suplementin Rilindasi të gazetës Shqiptarja.com (print) 24.03.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)