Kongresi Rinor Kombëtar nënshkruan memorandum bashkëpunimin me Minitrinë e Brendshme: Të fuqizojmë të rinjtë për sigurinë dhe ruajtjen e vendit

Kongresi Rinor Kombëtar nënshkruan memorandum bashkëpunimin me Minitrinë e Brendshme: Të fuqizojmë të rinjtë për sigurinë dhe ruajtjen e vendit

Taulant Balla

Kongresi Rinor Kombëtar nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit me Ministrinë e Brendshme dhe Prezencën e OSBE në Tiranë në kuadër të rritjes së rolit të të rinjve në proceset që kontribuojnë në siguri dhe ruajtje të rendit.

“Të rinjtë mund të luajnë një rol të rëndësishëm dhe më aktiv drejt ndërgjegjësimit publik për uljen e rrezikut të përhapjes se armëve dhe keqpërdorimit të tyre, sensibilizimit komunitar dhe  garantimit të sigurisë. Organizatat rinore dhe për të rinjtë duhet të vlerësohen, përfshihen dhe mbështeten për ta lehtësuar këtë mision të brezit të ri.” thekson Drejtoresha Ekzekutive e KRK.

Si pjesë e kësaj marrëveshjeje, palët do të angazhohen në fushata dhe nisma konkrete lidhur me rreziqet që kanosen nga përdorimi i armëve të zjarrit, te cilat në shumicën e rasteve janë të lidhura ngushtë me dhunën me bazë gjinore. Kongresi Rinor Kombëtar synon të aktivizojë të gjithë rrjetin e organizatave që përfaqëson për një qasje më proaktive, kjo në linjë edhe me investimin që rrjeti po kryen në fushën e Sigurisë dhe Paqeruajtjes.

Memorandumi u firmos nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla, Kryetarja në Detyrë e Prezencës së OSBE-së Clarisse Pasztory, Drejtoresha Ekzekutive e Kongresit Rinor Kombëtar Dafina Peci, Drejtoreshë e Zyrës Kombëtare e “Terre des Hommes” Enkelejda Kallçiu, Drejtoresha Kombëtare Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim Mirela Arqimandriti, si dhe Lumjana Cenaj në emër të Qendrës së Gruas për Zhvillim dhe Kulturë  në Shqipëri.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës