Kongresmenit amerikan Eliot Engel i është dhënë titulli 'Nderi i Qytetit' të Lezhës nga Këshilli Bashkiak për kontributin e tij në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.
 
Përpos Eliot Engel i njëjti titull i është dhënë edhe Harry Bajraktarit, një aktivist shqiptaro – amerikan.
 
Pas marrjes së titullit kongresmeni amerikan u shpreh se kam qenë zëri i shqiptarëve në Kongresin amerikan.
 
"Jam i nderuar që marr këtë vlerësim. Unë kam qenë zëri i shqiptarëve në Kongresin amerikan dhe kam bërë gjithcka që të jetë në shërbim të shqiptarëve. Shqipëria nuk ka mik më të madh se SHBA' u shpreh ai.
 
I pranishëm në ceremoninë e dhënies së çmimit ka qenë edhe ambasadori i SHBA, Donald Lu, i cili tregoi se Lezha ishte një nga vendet e para që vizitoi sapo erdhi në Shqipëri.
 
"Sikurse Gjergj Kastrioti ia përkushtoi jetën Shqipërisë, Engel ia përkushtoi Shqipërisë dhe Kosovës.
 
Skënderbeu tha se lirinë nuk ua solla unë dhe as armët, ndaj iu falenderojmë për vlerësimin e bashkëkombësit tim Eliot Engel"tha ambasadori.
 
Gjatë vizitës në Shqipëri kongresmeni amerikan zhvilloi takime me kreun e PD, Basha, ish-kryeministrin Berisha dhe Presidentin Nishani.



d.b/shqiptarja.com