TIRANE-Zgjedhjet në Universitetin e Tiranës janë futur në një spirale konflikti institucional, pasi rektori aktual Mynyr Koni nuk e njeh procesin, ndërsa i ka kërkuar prokurorisë së Tiranës për të hetuar. Në datë 30 qershor u mbyllën regjistrimet për kandidatët që garantojë për rektor të Universitetit të Tiranës dhe anëtarë të Senatit Akademik.
Në Komisionin Institucional të Zgjedhjeve (KIZ) pranë UT-së dorëzuan kandidaturat për rektor Artan Hoxha, Mimoza Hafizi dhe Kozeta Sevrani. Por këtë institucion, pra KIZ-in, Koni nuk e njeh, pasi sipas tij i ka përfunduar mandati. Ai thotë se shpalli aplikimet për anëtarë të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve, por për shkak të mungesës së aplikimeve, ky komision nuk arriti të miratohet nga Senati Akademik.
Në këto kushte, thotë Koni "në Universitetin e Tiranës, nuk është miratuar Komisioni Institucional Zgjedhor (KIZ), sipas kërkesave të nenit 6 të Rregullores së Zgjedhjeve të UT, si e vetmja strukturë që ka përgjegjësi për administrimin e procesit zgjedhor në UT. Kjo do të thotë që në datën 30 korrik 2020, në Universitetin e Tiranës, nuk mund të zhvillohen zgjedhjet për autoritetet drejtuese dhe për anëtarë të Senatit Akademik të UT, në kushtet e pamundësisë të Senatit Akademik për të miratuar KIZ, dhe të kaosit dhe konfuzionit të shkaktuar nga 5( pesë) ish-personeli akademik i UT" thotë Koni.
Rektori i UT-së lëshon akuza edhe për Artan Hoxhën, që është njëri nga kandidatët për ta pasuar dhe Dhori Kulen. "Nga ana tjetër, 5(pesë) ish- personeli akademik i UT, të cilëve, sikurse jeni njoftuar dhe sqaruar edhe me komunikimet dhe deklaratat e mia të mëparshme, u janë ndërprerë marrëdhëniet e punës me UT që në datën 6 maj 2020, vazhdojnë të ndërmarrin veprime dhe të nxjerrin akte në funksion të procesit zgjedhor të UT. Këta ish-personel i UT, mbështeten hapur nga të gjithë drejtuesit aktualë të njësive kryesore (dekanët e fakulteteve) të UT, në veçanti nga z.Dh.Kule dhe z.A.Hoxha. Të gjithë këta persona, kanë krijuar një konfuzion dhe një kaos total në institucion dhe në rradhët e personelit akademik të UT. Pikërisht ky kaos dhe ky konfuzion, ka prodhuar edhe këtë situatë paligjshmërie në procesin zgjedhor në UT" thotë Koni.
( Kliko këtu ) Dokumenti i plotë Shkresa e Mynyr Konit për Besa Shahinin
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2102
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit
28 Nëntor 2024, 23:04
-
Dosja e Suel Çelës/ Flamur Vezaj nxjerr zbuluar Artan Hoxhën: Kurrë s’kam marrë favore, as s'kam pranuar ndërhyrje
28 Nëntor 2024, 19:18
-
Goditja e organizatës kriminale të Suel Çelës, SPAK: Publikimi i dosjes dëmton procesin hetimor
28 Nëntor 2024, 17:32
-
Akuzat e Bardhit në 2021: Suel Çela në shërbim të Berishës e Nokës, u mblodhi firma për Kuvendin e PD! Si përdori në të njëjtën periudhë Artan Hoxha foton e Ramës me Çapjan për ta sulmuar (VIDEO)
28 Nëntor 2024, 17:00
-
Dosja/ ‘Ne i arrestojmë, ajo i liron!’, Artan Hoxha dyshohet se ‘shiti’ te Suel Çela policin që denoncoi për lirim trafikantësh gjyqtaren Pajtime Fetahu
28 Nëntor 2024, 13:54
-
Spartak Koka: Reagim dhe distancim nga përmendja e emrit tim në bisedat mes Artan Hoxhës dhe Suel Çelës
28 Nëntor 2024, 13:15
-
Mahmutaj për Report Tv: E padëgjuar më parë në gazetari! Suel Çela pagoi Artan Hoxhën për të manipuluar informacionet, i ka shtrirë tentakulat deri te gazetarët! Inskenuan kërcënimin! E rëndë
27 Nëntor 2024, 19:20
-
SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, lihen në fuqi 20 masat e sigurisë, ndryshon vetëm për avokaten e grupit! Ja emrat e 4 të kërkuarve (VENDIMI)
27 Nëntor 2024, 13:48
-
DOSJA/ 'Këta budallej kërkonin për gëzhojë po snajperi s'lë', zbardhen përgjimet e Suel Celës me Artan Hoxhën! SPAK: Zv/shefi i policisë së Elbasanit i blen Benz, i informonte për hetimet e kontrollet
27 Nëntor 2024, 10:07
-
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno shkojnë në SPAK! Iu vendos masa 'detyrim paraqitje', pas dyshimeve për lidhje me bandën e Suel Çelës
27 Nëntor 2024, 09:50
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor 2024, 22:10
-
DOSJA/ Artan Hoxha me SKYECC, chat-i i kriminelëve! Me Suel Çelën inskenuan kërcënimin me mesazhe dhe foto! Përgatitën ‘skaletën’ e emisionit Opinion! Takimet e pagesat
26 Nëntor 2024, 19:54
Prap me kete Konen do mereni? Njeri pa vlere qe shkateroi universitetin e Tiranes.
Përgjigju